• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Senatorja amerikane: Serbia të bashkëpunojë për hetimin e sulmit në Banjskë

by A R
13/10/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të premten se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe se përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.

Shaheen tha se “ne jemi këtu për ta mbështetur Kosovën”, duke iu referuar vizitës së saj dhe senatorit Peter Welch në Prishtinë të premten, ku u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vizita e Shaheen dhe Welch në Prishtinë vjen rreth tri javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.

Duke folur rreth kësaj ngjarjeje, Shaheen, e cila është senatore e Nju Hampshir që nga viti 2009, tha: “Kjo na tregon, po ashtu, se për paqe dhe stabilitet afatgjatë këtu në Kosovë, është një mundësi për të vazhduar me mbështetjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuar për gjetjen e një bashkëjetese paqësore dhe afatgjate me Serbinë.”

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i deriatëhershëm i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.

Presidentja Osmani tha pas takimit se me senatorët bisedoi për ngjarjet e 24 shtatorit kryesisht, duke e akuzuar Serbinë se po “synon ta destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor duke vepruar si satelit i Rusisë”.

Ajo tha se gjëja më e rëndësishme tani për ta “parandaluar Serbinë nga kryerja e akteve të tilla të agresionit në të ardhmen, është që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit dhe t’i dorëzojë terroristët në Republikën e Kosovës që ata të përballen me sistemin tonë të drejtësisë”.

/a.r

Next Post
E quajti “bastarde”, Roberto Saviano dënohet për shpifje kundra Melonit

E quajti “bastarde”, Roberto Saviano dënohet për shpifje kundra Melonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In