Miku më i ngushtë i Lulzim Bashës në SHBA, të cilin jo vetëm që e reklamon fort, por edhe ka lidhur një marrëveshje lobingu është bërë gazi i botës në mediat e gjithë globit.
Senatori Ted Cruz, republikani nga Teksasi që ishte edhe një nga konkurrentët me Donald Trump në zgjedhjet brenda partisë, është bërë lajm, pasi në faqen e tij të Twitterit ka shpërndarë një video porno me titull: “Mamaja kapet mat me shokun e të birit”
Faqja zyrtare e senatorit ka një numër të madh ndjekësish, mbi 3 milionë, dhe kjo ka shkaktuar irritime, sidomos në komunitetin e prindërve të Teksasit, por dhe mbarë SHBA-së.
Vetë senatori është shfajësuar duke thënë se dikush i kishte hyrë në faqe.
Lulzim Basha, me ndërmjetësimin edhe të lobit grek në SHBA, u lidh me senatorin Cruz dhe pajtoi një kompani lobimi pranë tij për të sulmuar qeverinë shqiptare dhe për ta izoluar atë nga administrate amerikane e Donald Trump.
Lobim që në fakt nuk arriti rezultatin për Bashën, që u izolua nga ndërkombëtarët.
Gjatë vizitës së tij në Uashington në janar, Basha mori pjesë në një pritje të organizuar nga senatori Cruz.
“Senatori Cruz ndau me z.Basha idetë dhe praktikat më të mira që ndiqen dhe në SHBA për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë.
Z.Cruz e siguroi z.Basha se do të ketë mbështetjen e tij në projektin për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë,” tha Partia Demokratike në një njoftim për shtyp mbi vizitën.
“Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë dhe mbështetje për projektin tim për një Shqipëri të drejtë dhe të mundësive për të gjithë,” shkroi Basha në një postim në Facebook me 19 janar.