• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati shfajëson Trump/ Ish-presidenti i mbijeton gjykimit për të dytën herë

by Ardit Rada
14/02/2021 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan votoi të shtunën për ta shpallur të pafajshëm ish-presidentin, Donald Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor. Meqenëse në një gjyq në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të tretat për fajësimin, ish-presidenti Trump u shpall i pafajshëm. Shtatë republikanë u shkëputën nga radhët e grupit të tyre dhe votuan pro fajësimit. Është hera e dytë në 12 muaj që Trump i mbijeton një gjyqi në Senat kundër tij. Demokratët synonin që ai të mos lejohej të kandidonte përsëri për një post publik. Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, prandaj ishte e qartë se ngritja e akuzës për nxitje rebelimi kundër tij nuk do të përdorej dot për heqjen e tij nga detyra.

Por demokratët kishin shpresuar që, duke e shpallur atë fajtor ta mbanin atë përgjegjës për sulmin në Capitol që la pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie dhe të përgatisnin terrenin për ta ndaluar atë që të shërbejë përsëri në një post publik.

“Nuk ka dyshim që Presidenti Trump është praktikisht dhe moralisht përgjegjës për provokimin e ngjarjeve të asaj dite. Njerëzit që sulmuan këtë ndërtesë besonin se po vepronin në bazë të dëshirave dhe udhëzimeve të presidentit të tyre”, tha McConnell.

Drama në Senat u zhvillua në sfondin e ndarjeve të thella në linja politike, në planin racor dhe socio-ekonomik, ndërkohë që vendi është goditur rëndë nga pandemia. Gjyqi solli një luftë të mëtejshme partiake, edhe pse Presidenti demokrat Joe Biden, i cili mori detyrën në 20 janar ka premtuar shërim dhe unitet pas katër viteve të trazuara të paraardhësit të tij në pushtet dhe një fushate elektorale të tensionuar./a.p

Next Post
Kosovë/ DnV: Deri në ora 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve

Kosovë/ DnV: Deri në ora 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In