Senati italian votoi sot besimin e qeverisë së re të kryeministrit, Paolo Gentiloni, miratimi i fundit pas votës pozitive dje në mbrëmje nga deputetët.
Në 268 senatorë që morën pjesë në këtë votim të bojkotuar nga një pjesë e opozitës, pasuesi i Matteo Renzit mori besimin me 169 vota pro dhe 99 kundër./a.k