• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati amerikan mbase që në janar do kërkojë Malin e Zi në NATO

by Java News
31/12/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muajin e ardhshëm, Senati amerikan mund të votojë për ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u bërë anëtar i 29-të i NATO-s.

Aleanca zyrtarisht e miratoi kërkesën në konferencën e saj të korrikut në Varshavë. Deri tani, 19 nga 28 aleatët e NATO-s e kanë miratuar atë zyrtarisht. Miratimi nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara mund t’u sinjalizojë të tjerëve për t’i dhënë dritën e gjelbër zgjerimit nëpërmjet veprimeve të tyre legjislative.

Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, tha se ai shpreson se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të formalizohet në gjysmën e parë të vitit 2017. “Për ne është e rëndësishme që Senati amerikan të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë një partner vërtet i vlefshëm në mbështetjen e reformave dhe integrimit të Malit të Zi në institucionet transatlantike.

Ne jemi mirënjohës për këtë partneritet, i cili ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi. Dhe unë nuk dyshoj absolutisht se Senati amerikan do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi me shumicë dërrmuese”, shtoi më tej Vujanoviq.

Rusia e kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe rrjedhimisht edhe pranimin e Malit të Zi. Moska dyshohet se është përfshirë në një komplot të dështuar për grusht shteti në tetor për të instaluar një qeveri pro-ruse dhe penguar zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Pranimi i Malit të Zi do të ishte i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.

Ekspertët e sigurisë evropiane janë disi të shqetësuar nëse politika e presidentit të zgjedhur Donald Trump ndaj Rusisë do të ndikojë negativisht në kërkesën e Malit të Zi për t’u pranuar në NATO.

Por Presidenti i Malit të Zi beson se politika e administratës Trump ndaj Ballkanit ka të ngjarë të mbetet e fokusuar në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në BE dhe në NATO. Ai gjithashtu shpreson se marrëdhëniet e Malit të Zi me Rusinë do të përmirësohen pasi vendi zyrtarisht të vihet nën flamurin e NATO-s.

“Në një farë mënyre ne jemi tashmë në NATO”, tha Vujanoviq. “Rusia ka shprehur kundërshtimin e saj të njohur për zgjerimin e NATO-s. Mali i Zi duhet të jetë i durueshëm dhe të presë derisa të bëhet zyrtarisht anëtar i plotë i NATO-s.

Pas kësaj, unë shpresoj se marrëdhëniet tona me Rusinë do të përmirësohen, sepse Rusia bashkëpunon dhe ka marrëdhënie të mira me shumë vende të NATO-s”, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Keqtrajtonte pacientët me të meta, nën hetim infermierja shqiptare

Keqtrajtonte pacientët me të meta, nën hetim infermierja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In