• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Senati amerikan kundër mbështetjes për sauditët në luftën në Jemen

by Java News
13/12/2018 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan ka në plan të votojë të enjten një rezolutë për dhënien fund të mbështetjes amerikane për ndërhyrjen ushtarake të Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen. Një grup senatorësh republikanë pritet t’u bashkohen kolegëve demokratë në miratimin e rezolutës. Senatori Bob Menendez është demokrat nga shteti Nju Xhersi.

“Legjislacioni ynë nuk thotë se është fundi i marrëdhënieve tona me Arabinë Saudite. Por po themi se Arabia Saudite duhet të ndryshojë. Ky është motivi ynë, dhe nuk e di për presidentin.”

Senatori republikan Lindsey Graham përfaqëson Karolinën e Jugut.

“Marrëdhëniet aktuale me Arabinë Saudite nuk po funksionojnë për Amerikën. Kanë qenë aleatë strategjikë dhe mund të jenë në të ardhmen. Por, aktualisht është më shumë një barrë se sa një aset. E them këtë sepse ai vend, i udhëhequr nga Princi i Kurorës, i cili ka qënë shkatërrimtar si dhe incidenti me gazetarin Khashoggi, është një prej të shumtëve, por më skandalozi.”

Mëngjesin e së mërkurës, Senati me shumicë republikane votoi bindshëm që të fillojë debatin për masën, duke vepruar në kundërshtim me administratën e zotit Trump. Administraka ka argumentuar fuqishëm kundër thyerjes së bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe aleatit të vjetër, Riadit.

Presidenti Trump ka thënë se përgjegjësia për vrasjen e bashkëpunëtorit të gazetës ‘Washington Post’ mbetet një çështje e hapur. Ai theksoi

mohimet e përsëritura të Riadit se princi i kurorës Mohammed bin Salman, kishte patur rol në incident.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis priten të flasin sot (të enjten) në një seancë me ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me rastin Khashoggi dhe luftën në Jemen të udhëhequr nga sauditë./a.meta

Next Post
FOTO/ Rama publikon fotomontazhin e vetes: “Qeka nona ai që ma ka bo”!

FOTO/ Rama publikon fotomontazhin e vetes: "Qeka nona ai që ma ka bo”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In