Ceremonia e fejesës së Sümeyye Erdoğan – vajza e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan – dhe Selçuk Bayraktar, është anuluar pasi babai i dhëndrit kishte probleme, disa orë para ceremonisë luksoze në Stamboll.
Özdemir Bayraktar, pronar i ‘Baykar Makine’ kishte probleme shëndetësore me zemër dhe u shtrua në spital, ka njoftuar mediat njëri nga djemtë e tij.
Në spital për vizitë ka shkuar edhe Erdoğan.
Për vendimin e martesës, kishin njoftuar mediat turke në fillim të kësaj jave.