Vetitë shëruese të trëndafilave njihen që në lashtësi dhe këtë e kanë vërtetuar edhe shkrimet e vjetra të gjetura në Egjipt, në Indi dhe në Kinë.
Sot, dihet se në trëndafila ka vaj eterik, acide të mollës dhe të limonit. Gjethet e trëndafilave janë përdorur edhe në kuzhinë, janë përzier me sallatë, janë përzier në pite me mollë, si dhe janë përgatitur si lëng”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Shurupi nga trëndafilat
Dy grushte me gjethe trëndafilash i përzieni me gjysmë litër ujë të ngrohtë dhe i lini të mbuluara për 24 orë. I procedoni dhe i zieni me 250 gr sheqer, e kur të jetë tretur sheqeri, shtojani lëngun e një limonit dhe ziejeni edhe për 5 minuta. Te sëmundjet e mushkërive të pini 2 – 4 lugë të mëdha shurup.
Ujë për masazh
Uji në të cilin për dhjetë ditë kanë qëndruar gjethet e trëndafilave përdoret për masazh të reumatizës, kundër zbokthit dhe për heqjen e akneve.
Trëndafilat në vaj ulliri
Vaji i ullirit në të cilin janë hedhur gjethet e trëndafilave përdoret për lyerjen e plagëve, të cilat vështirë shërohen. /b.d