• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundjet ngjitëse fatkeqe dhe karantina si domosdoshmëri

by Bajram Peçi
11/03/2020 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

 Se sa të frikshme kanë qënë e janë epidemitë e sëmundjeve ngjitëse, na e sjell për herë të parë nga lashtësia një nga historianët e mëdhenj të botës helene, Tuqiditi. Të gjithë duan që të rrojne shumë, ndaj dhe duan të ruajnë shëndetin e për këtë, historiani merrte përsipër të ndihmonte brezat që vinin, duke u përshkuar te “Murtaja e Athinës”, simptomat dhe pasojat tragjike të sëmundjes, kërdinë që ajo bëri dhe pazotësinë e njeriut për ta mposhtur.

 Murtaja besohej se kish ardhur nga Etiopia kish mbërritur në Egjypt e Persi, më pas në Lemnos dhe mbërriti në Pire. E pushtoi Athinën në vitin 430 para erës sonë. “Mjekët, para kësaj sëmundjeje të panjohur-shkruan Tuqiditi-ishin të parët që vdiqën …njerëzit bënin më kot lutje në faltore …më në fund hoqën dorë nga përpjekjet, asnjë fuqi njerëzore nuk mund ta luftonte… forca e sëmundjes i rrëzoi dhe i mundi”. Mirëpo, disa trupa i bënë ballë sëmundjes, sistemi imunitar i një pjese njerëzish fitoi mbi murtajën. U prekën dhe mbijetuan. Një nga këta ishte dhe historiani.

 Po kjo epidemi e tmerrshme, por që u quajt Murtaja e zezë, ra në shekullin e 14-të. Kush ka lexuar “Dekameroni”-n e Bokaçios ka mësuar se këto 100 rrëfenja u shkruan nga autori, duke i vënë ato brënda 10 ditësh në gojën e shtatë vajzave dhe tre djemve të vetëkarantinuar, diku në një fshat të veçuar larg qytetit. Historiani Peter Frankopan e quan vitin 1348, kur murtaja e zezë shpërtheu, si vitin më tragjik. Në studimin e tij, “Rruga e mëndafshit-Një histori e re e botës” shpjegon arsyen pse sëmundja, vetëm në Europë, vrau në 18 muaj një të tretën e popullsisë, rreth 80 milionë banorë, nga afërsisht 250 milon që mendohet të ketë patur atë kohë kontinenti.

 Ishte Republika e Venedikut ajo që zbatoi për herë të parë këtë politikë shëndetësore, që synonte të shmangte përhapjen e infeksioneve, që atëbotë vinin nga deti. Në Venedik murtaja e zezë pati pasoja të rënda. Kjo është koha që shfaqet izolimi i detyruar, i urdhëruar nga pushteti qëndror. Dogji dhe këshilli i të 40-ëve nuk lejoi që anijet e ardhura kryesisht nga Lindja të hynin në portet e saj. Lindi karantina, izolimi i detyrueshëm për një periudhë dyzet ditore (Quarantina). Gjatë kësaj periudhe, për të shmangur epidemitë, izolimit i nënshtrohen njerëzit, kafshët, madje dhe mallrat e mbërritura.

 Murtaja e shekujve 14 dhe 15, pasoi me rrënime të mëdha, ndaj dhe izolimi u muarr seriozisht si profilaksi. Karantina, si një praktikë e tanishme, është institucion i njohur dhe i pranueshëm i profilaksisë publike. Në fund shekullin e 19-të, gjatë etheve të verdha, ndryshoi rrënjësisht sjellja, e mori në dorë shteti dhe pas gripit spanjoll, në vitin 1921, u pranua zbatimi si detyrim ndërkombëtar.

 Venediku përdori si vënd karantine ishullin e Santa Maria di Nazareth. Qëndrimi i detyruar në ishull zgjaste 40 ditë, pas së cilës besohej se, pa manifestime të sëmundjes, ata nuk ishin bartës të infeksionit dhe mund të hynin në qytet.

 Pse saktësisht dyzet ditë, shoqërohet me disa shpjegime ose legjenda? Disa ja veshin këtë kohëzgjatje Hipokratit. Të tjerë e lidhin me llogaritjet astronomike babilonase. Më të pranueshme janë shpjegimet se, një periudhë prej dyzet ditësh pastrimi ka referenca biblike, të përmbytjes që zgjati dyzet ditë, të agjërimit të Jezu Krishtit në shkretëtirë (ndaj dhe Kreshma zgjat dyzet ditë)!!! Për mjekësinë 40 ditëshi ka qenë një zgjedhje arbitrare e pa kuptim. Kësisoj, autoritetet mjekësore ndjekin prej 100 vjetësh praktikën e dy javëve izolim, si një periudhë kjo e pranueshme për të nxjerrë përfundime.

 Padyshim që është një masë shtrënguese, bie në konflikt me natyrën njerëzore, të kufizon lirinë, të dëmton ekonomikisht, por po deshe të jesh mes të gjallëve, të jetosh, zbatoje?! Intuita venedikase e karantinës u përhap në Itali dhe në Europë, por nuk e zbatoi dhe aq rigorozisht Italia në rastin e Covid-19. Mos efektiviteti i saj dëshmohet nga fakti se të infektuar e të vdekur janë për specialistët më shumë nga ç’duhej të ishin! Për më tepër, e transmetuan edhe tek ne, ku autoritetet tona detyrimisht, që kur Lombardi-Veneto u vu në karantinë, duhej të kishin mbyllur kufijtë. Nuk e bëri dhe një Zot e di se deri ku, në ç’përmasa rrezik ngjitjeje do përhapet?

 Sot, pasi njeriu modern ka mundur me sukses një numër të madh sëmundjesh ngjitëse, ndodhet para këtij virusi, hë për hë pa mjekim, pa vaksinë. Në këto rrethana, mjeti më i mirë, më i efektshëm për këdo nga ne, është izolimi. Duke ndjekur lajmet korente hap pas hapi, ajo që mësoj ështe se karantina është protokolli i vetëm shëndetësor i rekomanduar. Fatmirësisht, këshilla po dëgjohet, ndaj dhe ka tendencë të jetë shpejt më efikas, deri (siç thonë) me ngrohjen e motit.

Next Post
Komandanti i Bondstilit në Kosovë tregon pse ishte ushtria shqiptare në Veri

Edhe ushtria del në rrugë, vijojnë kontrollet për ata që vijnë nga Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In