• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sëmundja reflektohet në fytyrë

by Aalison Pearse Stevens
19/10/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjafton të shikoheni në pasqyrë dhe ta dini si e keni shëndetin, pohojnë ekspertët. Duke iu falënderuar ekspertëve mjekësorë ju sjellim disa shembuj për disa sëmundje të cilat mund të zbulohen me një kontroll të thjeshtë në pasqyrë, transmeton koha.net.

Sytë

Kapakët e varur mund të tregojnë për sulm në tru, dhe në raste të rralla, kancerin e mushkërive. Skuqja e syve të shumtën e rasteve është e parrezikshme. Megjithatë, nëse e vëreni që e bardha e syrit është shpesh e kuqe, kjo mund të jetë e lidhur me tensionin e rritur të gjakut ose temperaturën e lartë. Skuqja e syve mund të jetë pasojë e pezmatimit të kornesë së syrit ose konjunktivitit alergjik, transmeton koha.net.

Dridhja apo regëtima e syrit paraqitet për shkak të rritjes së stresit. Nëse kjo gjendje zgjat më gjatë se shtatë ditë, mund të jetë shenjë e sklerozës së shumëfishtë.

Unaza e bardhë rreth irisit mund të paraqesë shenjë të kolesterolit të rritur.

Nëse në skajet e kapakëve ose lëkurën rreth syve shfaqen pika të vogla të bardha, këto janë shtresa të kolesterolit.

Kapakët e zbehtë janë shenjë e anemisë. Mungesa e hekurit mund të vërehet edhe në zgavrën e gojës dhe në faqe. Simptomat e anemisë janë të ndjerit të dobët, të rënit të fikët dhe ndjena e ftohjes, ndërsa zbulohet me analizën e thjeshtë të pasqyrës së gjakut.

Lëkura

Skuqja në fytyrë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës, lupusit ose menopauzës, nëse është në pyetje femra. Fytyra e ënjtur mund të jetë shenjë e punës së dobësuar të gjëndrave tiroide, ndërsa kur ajo punon më ngadalë, metabolizmi ngadalësohet.

Kjo mund të çojë deri të rritja e peshës trupore, e cila shihet edhe në fytyrë.Lëkura e sëmurë edhe e thatë e cila nxit të kruarën zakonisht është simptomë e ekzemës. Megjithatë edhe disa ilaçe të caktuara mund të nxisin kruajtjen dhe ndjenjën e pakëndshme në lëkurë.

Buzët

Buzët e thata, të pëlcitura, të sëmura, mund të nënkuptojnë mungesë të hekurit në gjak. Shkak tjetër i mundshëm është diabeti, që përcillet me etje, lodhje dhe shkuarje të shpeshta në tualet.

Hunda

Lëkura e fortë rreth hundës mund t’i referohet rosaceas. Te kjo sëmundje e shpeshtë dhe kronike paraqitet ngjeshja e enëve të gjakut në fytyrë. Hunda atëherë bëhet e ënjtur dhe e fryrë. Mjekët këshillojnë të shmanget dielli, ushqimi i kripur dhe alkooli.

Veshët

Tumoret – beninje ose malinje, në kanalin e jashtëm ose në veshin e brendshëm mund të shkaktojnë që veshi të ndryshojnë formën ose të shtrembërohet.

Nëse vëreni disa nga këto ndryshime, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Shikoni se çfarë i ka bërë tatuazhisti qenit të tij

FOTOT/ Shikoni se çfarë i ka bërë tatuazhisti qenit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In