• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sëmundja që i ka zënë demokratët, jo problem i qeverisë”/ Rama: Do t’ju shfaqem si hije! Jam në këtë punë për të lënë një emër të mirë

by Java News
29/12/2021 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet programit të Rindërtimit, familjet e prekura në Bubq nga tërmeti i 26 nëntorit do të kthehen në banesat të reja.

Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar me banorët e prekur nga tërmeti, u shpreh se

“T’i gëzoni shtëpitë , që besoj se të gjithë ju në momentet e para besoj nuk kishit fuqi të besonit se do të ndërtoheshin. Besoj se tani japin mundësinë e një jete të re në komunitetit. Ky program ka nxjerrë më të mirën tonë dhe krijoi mundësi më të mira se ato që njerëzit kishin përpara tërmetit.

Një kategori familjesh humbën banesa ku ishin larg zonave të fshatit , ku fëmijët do të duhet të bënin shumë rrugë për të shkuar në shkollë, apo ku të moshuarit do të duhej të bënin shumë rrugë për një konsultë shëndetësore. Tashmë sot bëhen këtu”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama , ironizoi situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike.

I ndalur tek akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se merret me bravat, Rama u shpreh se përplasja mes palëve nuk është problem i qeverisë, ndërsa shtoi se kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste.

‘Banesat kanë edhe një oborr dhe ju nxis të kujdeseni si duhet. Janë mjedise ku mund të qëndrojnë pjesëtarë të familjes dhe do të bëhet diçka edhe më e bukur se sot. E kujtoj shumë mirë momentin e parë, sytë e zbrazur nga çdo shpresë dhe një konflikt që kemi pasur me banorë të revoltuar se do t’i prishej shtëpia që kishte dhe se ishte me bindjen se nuk do të ndërtohej banesë e re. Por të mos harrojnë se mes nesh kur ra  ajo fatkeqësi hyri edhe pandemia një fatkeqësi edhe më e madhe ku krijoi një vonesë të madhe.

Po të doni pyetini njerëzit që keni në Itali, të tregojnë sa vite kanë në kabina apo rulota që presin të kthehen në shtëpi pas humbjes së banesës nga tërmeti. Ndoshta 10 vite, por edhe kur të kthehen në shtëpi , nuk e kanë 100 %. Por duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundi, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave.

Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta.  Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist”, tha Rama .

Nderkohe qe nuk ka munguar te “ngacmoje” demokratet, teksa ka nenvizuar se “më vjen mirë me demokratët e bravave. Do hyjnë në shtëpi dhe do më kujtojnë mua. Këtë nuk kanë si e shmangin.

Pastaj do më shajnë. Aman se lekët e popullit janë, nuk ka bërë ndonjë gjë. Drejtori i shkollës këtu më tha shkolla jonë ka më shumë banjo se sa kishte gjithë Bubqi.

Për këtë jam në këtë detyrë. Për të lënë një emër të mirë dhe për të mos iu ndarë demokratëve si hije gjithë jetën. Si hije që kur rrëzohesh, të jep dorën dhe të thotë çohu se jemi bashkë”./m.j

Next Post
“Do t’i bëmë me shtëpi”/ Rama njofton reformën për çiftet e reja e njerëzit në nevojë, denoncon gjyqtarin dhe “godet” PD-në

"Do t'i bëmë me shtëpi"/ Rama njofton reformën për çiftet e reja e njerëzit në nevojë, denoncon gjyqtarin dhe “godet” PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In