• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sëmundja e vuri poshtë”/ Kunati flet për vetëvrasjen e babait të motrave Josifi: Zhaneta nuk kishte dy fëmijë, por…

by Java News
10/07/2020 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja tragjike e ndodhur në Kombinat në familjen Josifi, është kthyer në epiqendrën e  opinionit publik, por edhe atë shoqëror. Vetëflijimi i Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë është cituar si një ngjarje horror e pandodhur kurrë më parë dhe e rëndë për gjithë të afërmit e familjes Josifi, por edhe për të njohurit e të vetëflijuarave.

Në studion e emisionit me “Zemër të hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin janë zhvilluar emisione maratonë ditë pas dite duke sjellë për publikun detaje, të cilat nga dita në ditë hedhin dritë, por edhe dyshime lidhur me ngjarjen.

Ditën e sotme në emision u trajtua sërish kjo ndodhi, ku i ftuar ishte një tjetër pjesëtar i familjes Josifi, kunati i babait të vajzave, Anisës dhe Blertës. Çfarë ndodhi me të në Përmet, si e përjetuan vetëvrasjen e tij në familje dhe të tjera detaje.

Si e mësuat ngjarjen e vetëflijimit të Anisës dhe Zhanetës?

E përjetuam keq. Unë si i afërmi i tyre kam jetuar shumë pak me to, nuk e di çfarë mund t’ju tregoj gjëra që ju interesojnë juve…

Si e mësove lajmin?

Më mori një nga fëmijët e mi dhe më thanë para se të dilte lajmi në media.

Çfarë ndodhi me babain e vajzave?

Për mua është njeri i mirë dhe i nderuar. Ishte arsimtar, punonte në një fshat të Përmetit, Ogren quhej. Aty u njoh me Zhanetën, u martuan, lindën 3 fëmijë. Ky njeri që lexonte shumë merrej edhe me sport. Kur erdhi demokracia, iku sistemi i kaluar ai kishte shumë mendime për të qenë fermer apo biznesmen, nga leximet që kishte berë. Pra mendonte të avanconte në jetë, por sëmundja nuk e la. I ra një trombozë dhe i prenë krahun kjo i preu gjithë hovin e jetës, arriti që bëri atë që u bë kriminel i vetes, vrau veten.

Kjo ishte ngjarje tronditëse për të gjithë ju?

Po normal, për të gjithë neve

Ku ndodhi vetëvrasja?

Rreth 10 apo 20 metra larg pallatit të tij ka ndodhur vetë vrasja

A ka qënë Blerta dëshmitare në vrasjen e babait?

Nuk kam informacion për këtë

Ju thoni që babain e vajzave e vuri poshtë sëmundja, por çfarë ndodhi me pjesën tjetër të familjes?

Fillimisht jetonin në fshat, në Përmet jetuan shumë pak kur blenë shtëpi. Nuk di të sqaroj më tepër se sa kaq.

Po sa i përket besimit, frekuentonin diçka?

Babai jo njëherë, asnjë fe nuk ndiqte ai, as fenë e tija që është ortodoks. Vajzat ishin pajtuar te Ungjillorja në Përmet. Kur ma tha gruaja i thashë është puna e tyre lëri. Për Zhanetën nuk di të ketë qenë e pajtuar në sekte fetare, për vajzat e di që para 6 vitesh.

Si u përjetua vetëvrasja e kryefamiljarit në familjen e tyre?

Unë ndjeva fatkeqësinë e familjes, i doja dhe i respektoja shumë si familje.

Kanë qenë të afërta marrëdhëniet tuaja?

Po, po ime shoqe shkonte dhe i vizitonte. Ime shoqe e ka ndihmuar atë si ta kishte fëmijën e saj. Për çdo problem që kishte ajo ishte e gatshme ta ndihmonte Zhanetën.

A kanë qenë pjesë në funeralin e bashkëshortes tuaj?

Po kanë marrë pjesë, Zhaneta po.

Kunati tjetër tha që prej 2 vitesh e gjysmë s’kam pas asnjë komunikim se herën e fundit që isha Zhaneta më ka fajësuar për vdekjen e vëllait tim…Ju dini gjë për këtë?

Marrëdhënia mes familjes së tyre ka qenë shumë e mirë, s’kanë pasur asnjëherë konflikte.

Sa kohë kishit që nuk komunikonit me to?

Unë jetoj në Përmet, kam vite që nuk flisja në telefon…arsyeja ime është se kam parë punën time, për ato se di. Kam qenë pak indiferent pasi më iku gruaja.

Kur të pyesin njerëzit në Përmet çfarë i tregoje?

Dija që kur isha edhe në shkollë merreshin me atë fenë. Unë nga demokracia dola fishek moj motër, kisha 5 frymë për të mbajtur, kam parë jetën time si ta ndërtoja, se me të tjerët nuk më shkonte mendja. Për njëri-tjetrin nuk kishim ndjesi të keqija, por jeta.

Po nga Blerta dini ndonjë informacion?

Ka dy daja, një teze këtu në Kombinat, ajo ka jetuar me ta janë më të afërm se sa mua, ju japin detaje më shumë se sa unë. Nuk e kuptoj moj motër çfarë kërkon ti nga mua. Mos kërkoni të them atë që nuk di. Jam indiferent nuk dua ta di për këtë punë. Unë mund të jem i mirë i keq, mos kërko të gërmosh ndonjë gjë nga mua, gjeje atje ku do ti.

Next Post
Kryemadhi-Basha bisedë me reporteren e PE: Të vendosur për finalizimin e reformës zgjedhore

Kryemadhi-Basha bisedë me reporteren e PE: Të vendosur për finalizimin e reformës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In