Çështja e semaforëve është mjaft sensitive për përdoruesit e rrugës, pasi janë ndërlidhësit kryesorë mes drejtuesve të mjeteve motorrike dhe kalimtarëve.
Lidhur me këtë pjesë të rëndësishme të përditshmërisë së qytetarëve të Tiranë, ATSH u interesua me burimet et saj pranë, Bashkisë së Tiranës. Sipas tyre, Bashkia ka në fokus të saj përmirësimin e infrastrukturës së semaforëve dhe rritjen e kapacitetit të monitorimit të tyre, qe kap shifrën e 70%.
“Bashkia e Tiranës po zbaton projektin për rinovimin e semaforëve të dëmtuar ose të vjetëruar. Aktualisht puna eshte perqendruar kryesisht në zonën e Unazës së Mesme dhe kryqëzimet hyrje dalëse, duke vendosur semaforë dixhitalë”, thanë burimet.
Sa i takon problemeve me semaforët aktuale, mësohet se qendra e kontrollit monitoron gjatë gjithë kohës semaforët dhe vetëm në rastet, kur ka probleme me energjinë apo ndonjë defekt teknik, mund të krijohen problematika, të cilat marrin zgjidhje menjëherë, teksa bashkëpunimi me policinë në këtë drejtim është i mirë. Sa i takon semaforëve të rinj, ato lidhen automatikisht në sistemin qendror. (java / r.a)