Gjykata e Porsaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” Ilir Selmanit, I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.
Mësohet se Selmani nuk ka pranuar akuzën e vrasjes me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal
35-vjeçari u arrestua pasditen e 16 prillit në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” nga efektivët e e komisariatit nr.2 në zonën e Xhamllikut.
35-vjeçari u prangos në lulishten e pallatit, zonë shumë pranë vendit të vrasjes së Santiago Malkos. Në momentin e arrestimit, Selmanit iu sekuestrua edhe një pistoletë me fishek në fole, ndërkohë që bashkë me të u shoqërua edhe shoku me të cilin ndodhej kur u ndalua nga efektivët e policisë.
35-vjeçari Selmani kishte marrë me qira një hyrje në katin e 8, katin e fundit të pallatit, hyrje e cila disponon dhe dalje në tarracë.
Edhe para hetuesve është shprehur ndër të tjera se ngjarjen e kishte mësuar në televizor, dhe se viktimën nuk e njihte. Mes të tjerash, Selmani ka treguar edhe pse dilte i armatosur në rrugë, duke thënë se i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e tij.
g.kosovari