• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Seli private derisa Berisha…”/ Bardhi: Asnjë kusht për vulën. PD të dalë me kandidatë të unifikuar, përndryshe fuqizohet Rama

by Java News
13/03/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i Alibeajt nuk ka asnjë kusht për pjesën tjetër të drejtuar nga Sali Berisha që të dalin me kandidatë të unifikuar në zgjedhje.

Deputeti i PD Gazment Bardhi tha në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH se janë të gatshëm që kandidatët e primareve të regjistrohen me logon dhe vulën e PD zyrtare.

“Nuk kemi asnjë kusht. Nëse gjykohet se kandidati është fitues, ecim përpara, por nëse ka një mendim se kandidati nuk është fitues, duhet t’i shkëmbejmë këto mendime. Ky nuk është as kusht dhe as përbën problematikë për ta çuar PD të unifikuar në zgjedhje. Për fat të keq nuk ka bisedime, se, nëse ne ulemi me një objektiv të qartë sesi t’i fitojmë zgjedhjet lokale, çdo pengesë apo çdo shqetësim kapërcehet”, tha Bardhi.

Ai nuk pranoi si serioz qëndrimin e grupimit të zotit Berisha se Basha dhe Alibeaj janë pengesë për një marrëveshje, duke qenë se konsiderohen si pengje të kryeministrit.

“Historia e pengut të Ramës është kthyer në gallatë mes nesh. Janë akuza krejtësisht të pabaza dhe një retorikë e dëmshme për periudhën ku jemi. Na duhet të krijojmë një tjetër frymë për të fituar zgjedhjet lokale. As Basha, as Alibeaj nuk janë fare pengesë për të arritur këtë unifikim të opozitës në zgjedhje”, u shpreh Gazment Bardhi.

Zgjidhja që çon drejt unifikimit të kandidatëve, në gjykimin e tij, është ndërprerja e konfliktit të brendshëm, që përballë kandidatit të Edi Ramës të dilet me një kandidat të unifikuar fitues të opozitës.

“Nëse kolegët kanë një tjetër objektiv për 14 majin, me shumë përgjegjshmëri po them se po tentojnë të bëjnë mish për top kandidatët e tyre, po i fusin në një garë që, ku me një opozitë te copëzuar, është e qartë që do të jenë humbës. Po bëjnë mish për top edhe demokratët, edhe qytetarët që presin ndryshimin në 14 maj. Ndryshimi nuk mund të vijë, nëse ne përfaqësohemi me 2, 3 apo 4 kandidatë të opozitës përballë 1 kandidati të kundërshtarit tonë politik. Nuk ka rëndësi e kujt është përgjegjësia, nëse Edi Rama del shumë herë më i fuqizuar nga zgjedhjet lokale”- tha Bardhi.

Grupi i Alibeajt me seli të re, Bardhi: Pas 14 majit nis ristrukturimi i PD. Të bëhemi bashkë

Grupi i Alibeajt bëhet me seli të re. Me sa duket ky grupim i PD nuk do të kthehet në selinë e njohur prej të gjithëve, për sa kohë grupimi i zotit Berisha do të jetë atje.

Deputeti i PD Gazment Bardhi deklaroi se kemi marrë masat për të marrë një godinë të re ku do të ushtrojë funksionet Partia Demokratike deri në momentin që zoti Berisha të vlerësojë se në një shtet ligjor vendimet e gjykatave duhet të respektohen.

“Në kushtet kur njëra palë nuk ka ndërmend të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit, ne nuk mund të përsërisim atë që bëri zoti Berisha në 8 janar, të nxisim një luftë mes demokratëve”, tha Gazment Bardhi gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”. Ai i pohoi gazetares Elona Meço se PD zyrtare është vendosur në një godinë private, pranë kryesisë së Kuvendit.

“Kemi marrë masat për të marrë një godinë të re ku do të ushtrojë funksionet Partia Demokratike deri në momentin që zoti Berisha të vlerësojë se në një shtet ligjor vendimet e gjykatave duhet të respektohen, siç zbatuam ne një vendim gjykate, edhe pse nuk ishte i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm”, u shpreh zoti Bardhi.

 

Ai konfirmoi se pas zgjedhjeve të 14 Majit, PD do të hyjë në një proces të thellë të ristrukturimit dhe riorganizimit, gjë që ai preferon ta shohë si proces të të gjithë demokratëve, të pandarë në grupime.

 

“Gjykoj që PD nuk duhet të jetë e ndarë në pjesë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë të mundur për të pasur një Parti Demokratike jo vetëm me të gjithë anëtarët e saj,siç ka qenë në këto 32 vite, por edhe një parti që i hapet shoqërisë dhe thith sa më shumë individë për ta forcuar dhe për ta bërë alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshëm”, u shpreh Gazment Bardhi për emisionin “Pa Censurë”./m.j

Next Post
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

Emri/ Humbje e madhe për artin: Ndahet nga jeta aktori i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In