Njëri prej të afërmve të viktimave të Selenicës i ka bërë apel shtetit që të sigurojnë arkivole me kushte frigoriferike. Në fjalën e tij Konstandin Zykaj është shprehur se për shkak të emigrantëve që pritet të vijnë, viktimat nuk mund të varrosen para orës tre.
“Kufomat i kanë sjellë. Varrimi bëhet në orën tre. Duhet të presim refugjatët. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të na sjellin arkivolë me kushte frigoriferike sepse viktimat janë më plagë të hapura. Është shumë situatë e keqe nuk futesh dot në dhomën e tyre. Ky është apeli ynë i vetëm”, u shpreh ai.
ma.me