I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tha se është kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD, por do të jetë i hapur ndaj bashkëpunimeve për çështje të rëndësishme.
“Jam kundër një koalicioni qeveritar. Jo se nuk do të shtrij dorën në qeverisjen me partinë që është në qeveri. Kam një paketë reformash që do të fillojë nga reforma elektorale që do ta caktojnë qytetarët kush do të futet në parlament.
Pra do të kërkoj bashkëpunim”, tha Selami.
I pyetur nëse dështoi Republika e re e Bashës, Selami tha se i përket të kaluarës.
“Republika e re ishte një kuti bosh që e refuzuan shqiptarët. Kishte ide por u prezantua keq. Republika e re dështoi dhe i përket të kaluarës”, tha Selami.