• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami shton kritikat: Në PD nuk ka demokraci, ka kohë që sundon autoritarizmi

by Java News
19/07/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Selami është nga ata politikanë, që i përcakton përparësitë e tij. Në garën për kryetarin e partisë, që pritet të finalizohet më 22 korrik, ai i ka të qartë objektivat, që pashmangshmërisht lidhen me situatën aktuale në PD. Selami sqaron në një intervistë për revistën “Mapo” se sot PD-së i mungon demokracia e brendshme, kontributet, si dhe vendosja në qendër e vendimmarrjes së çdo demokrati. Ish-kreu i PD nuk përjashton as analizën e munguar për shkaqet reale të humbjes së tretë radhazi të PD-së në zgjedhjet e 2013-ës, 2015-ës dhe 2017-ës.

Atë nuk e ysht as qëndrimi konstant nga ana e Lulzim Bashës se zgjedhjet u humbën për shkak të shitblerjes së votës. Sipas tij, arsyet e humbjes ishin jo vetëm blerja e votës apo presioni i qeverisë, por edhe rezultat i kombinimit të disa faktorëve. “Së pari, demoralizimi i strukturave në bazë, si pasojë e neglizhencës së gjatë ndaj tyre nga lidershipi i PD-së, i cili ka kohë që e drejton partinë si pronë personale. Së dyti, largimi nga parimet e së djathtës dhe mungesa e një vizioni të qartë dhe të konsultuar me grupet e interesit të PD-së, si ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët, bizneset e suksesshme private, rinisë dhe elitave. Së treti, marrëveshja me Ramën, e cila çorientoi elektoratin e djathtë me një kthesë të papritur dhe të pajustifikuar. Dhe së fundi, përplasjet e lidershipit me aleatët dhe partnerët tanë perëndimorë…”, nënvizon Selami. Ai flet konkretisht për marrëveshjen Rama-Basha dhe mënyrën se si ajo është perceptuar në elektoratin e djathtë, duke premtuar se do t’i japë tjetër drejtim kësaj çështjeje në rast se merr drejtimin e partisë.

Selami jep detaje edhe për takimin e tij me Sali Berishën pak ditë më parë. Ai flet për rolin e tij në këtë garë dhe zbardh për herë të parë se çfarë i kërkoi liderit historik të së djathtës në raport me procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Z.Selami, Partia Demokratike si opozitë mori 195 mijë vota më pak krahasuar me rezultatin e 2013-ës. Çfarë mendoni se e penalizoi më shumë PD-në në këto zgjedhje?

Po të lëmë mënjanë presionet e qeverisë, shitblerjen e votës dhe dukuri të tjera negative, që u evidentuan në raportin paraprak të OSBE−ODHIR-it, mendoj se arsyet e humbjes ishin rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Së pari, demoralizimi i strukturave në bazë, si pasojë e neglizhencës së gjatë ndaj tyre nga lidershipi i PD-së, i cili ka kohë që e drejton partinë si pronë personale.

Së dyti, largimi nga parimet e së djathtës dhe mungesa e një vizioni të qartë dhe të konsultuar me grupet e interesit të PD-së, si ish-të përndjekurit politikë, ish- pronarët, bizneset e suksesshme private, rinisë dhe elitave. Së treti, marrëveshja me Ramën, e cila çorientoi elektoratin e djathtë me një kthesë të papritur dhe të pajustifikuar. Dhe së fundi, përplasjet e lidershipit me aleatët dhe partnerët tanë perëndimorë.

Në fillim të fushatës, ju e mbështetët listën “Basha”. Megjithatë, tani që fushata mbaroi e po ashtu edhe zgjedhjet, a mendoni se Basha ndërtoi një listë me kandidatë cilësorë?

Mbështetja që unë i dhashë pas shpalljes së listës dhe sapo kishte filluar fushata, lidhej me një normë elementare të rregullave demokratikë brenda forcës politike. Por unë mendoj se hartimi i listës, në kundërshtim me statutin dhe në mënyrë personale dhe të pakonsultuar me forumet ishte një faktor shtesë për humbjen e PD-së.

I kam telefonuar dhe uruar që të gjithë deputetët e rinj të zgjedhur dhe kam besim se do të na përfaqësojnë me dinjitet në parlament, por mënyra se si u zgjodhën duke u shkelur konkurrenca i dëmton në mënyrë të padrejtë edhe ata. Unë jam i bindur, se shumica e tyre do të fitonin edhe në një mjedis me konkurrencë të pastër, bazuar në kontributet e gjithsecilit. Por njëkohësisht jam po kaq i bindur se do të kishte edhe të tjerë edhe më të talentuar nëse rregullat e meritokracisë do të aplikoheshin siç ndodh në partitë e tjera të qendrës së djathtë, simotra në perëndim.

Duke iu bashkangjitur pyetjes sa më sipër, Basha deklaroi publikisht se lista ishte e hartuar nga vetë ai, ndërsa nuk u mblodh as Kryesia e as Këshilli Kombëtar për ta diskutuar. A është kjo shenjë e mungesës së demokracisë së brendshme në parti?

Qartësisht kështu. Kur unë them që autoritarizmi ka kohë që sundon në PD dhe demokracia e brendshme është në kuotat e saj më të ulëta, që nga krijimi i partisë sonë, ky detaj, edhe pse jo i vetëm, është ilustrimi më i mirë i kësaj krize të thellë.

Nisur nga gara e deritashme, a mendoni se PD-ja nga ky proces (për zgjedhjen e kryetarit) do të dalë më e fortë apo do të fuqizohet vetëm kryetari?

Edhe përpara këtij procesi kam patur besim se çdo garë, qoftë edhe e pabarabartë, si kjo për Kryetarin e PD-së, e forcon më shumë partinë. Tani që kam patur rastin të takohem, të dëgjoj shqetësimet e qindra-mijëra demokratëve kam bindjen se ky proces jo vetëm do ta fuqizojë, por do të jetë dhe fillimi i ringritjes së madhe të PD-së, duke e kthyer atë edhe njëherë në shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në këndvështrimin tuaj, si u perceptua në elektorat marrëveshja Rama-Basha? Nëse ju fitoni drejtimin e partisë, çfarë qëndrimi do të mbani ndaj kësaj marrëveshjeje?

Në takimet e drejtpërdrejta që unë po zhvilloj me bazën, një koalicion qeveritar me Partinë Socialiste nuk është i mirëpritur nga demokratët e thjeshtë dhe strukturat e Partisë Demokratike. Edhe unë ndaj të njëjtin mendim. Por gjithmonë kam theksuar se nën frymën e modelit të ri të lidershipit bashkëkohor, që unë po ofroj në PD, lidership i cili akoma nuk është prezantuar në Shqipëri, vendimi përfundimtar për këtë marrëveshje do të merret nga strukturat përkatëse pas një konsultimi të gjerë dhe debati të brendshëm me grupet e interesit dhe me aleatët tanë strategjikë perëndimorë.

Si e shihni rolin e Sali Berishës në garën për kryetarin e partisë? Ju e keni takuar personalisht atë para disa ditësh. A krijuat një opinion mbi qëndrimin e tij?

Në takimin që unë kam patur me z. Berisha, më bëri me dije se do të qëndrojë neutral në këtë garë. Qëndrim të cilin unë e vlerësoj. Por nga ana tjetër, në respekt të normave bashkëkohore unë i sugjerova që ai është plotësisht në të drejtën e tij që të mbështesë kandidatin që mendon se do ta drejtojë më mirë Partinë Demokratike.

Çfarë i mungon sot PD-së dhe cilat janë sfidat imediate për të me qëllim që ajo të ringrihet?

Demokracia e brendshme, injorimi i kontributeve, vendosja në qendër të vendimmarrjes së demokratit të thjeshtë si qytetar i angazhuar. Një analizë e vonuar, e hapur dhe e sinqertë për shkaqet reale të humbjes së tretë radhazi, 2013, 2015, 2017.

Kur unë të zgjidhem me votën e fshehtë në 22 Korrik, këto do të jenë prioritetet e mia të para dhe kam bindjen se Partia Demokratike jo vetëm do të vijë në pushtet, por ne së bashku do të fillojmë historinë e suksesit më të madh njerëzor të shekullit të 21-të, i cili do ta ketë emrin Shqipëri.

Next Post
FOTOT/ Të gjithë pushuesit me sytë nga modelja seksi

FOTOT/ Të gjithë pushuesit me sytë nga modelja seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

January 17, 2026
Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

January 17, 2026
Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

January 17, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

January 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In