• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami shton kritikat ndaj Bashës dhe e fton në debat: Mendon për karrigen, jo për demokratët

by Java News
16/07/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit elektoral me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, Përrenjasit dhe Gramshit, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami kërkoi që listat e votuesve të jenë të hapura për të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e 22 korrikut të jenë transparente.

“Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë. Ne duhet t’i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që s’janë anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale. Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD” – u shpreh Selami i cili gjithashtu i kërkoi kandidatit tjetër për kryetar, Lulzim Bashës, që të pranonte debatin e hapur për mediat dhe qytetarët ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.

“Unë e pata fjalën e zotit Basha që këto do të ishin takime të hapura, dhe të ishim të dy përballë jush dhe të shpalosnim platformën tonë dhe ti bënim pyetje njëri-tjetrit edhe me mediat këtu, dhe gjithkush të marrë atë që i takon, ballë për ballë.  Z. Basha iu largua debatit. Unë mendoj që kjo nuk është e drejtë dhe i bëj thirrje se akoma ka kohë. Hajde, prej këtej e tutje t’i bëjmë debatet të hapura përpara kamerave, ta shikojmë se ku kemi gabuar. T’ia them në sy se ku e humbi besimin tim”, tha Selami.

Selami u tha demokratëve se problemi i zotit Basha, është se mendon më shumë të ruajë karrigen e tij si kryetar se sa për rimëkëmbjen e demokratëve.

“Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit? Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë  z.Basha nuk i pergjigjet dot” – theksoi ai ndërsa siguroi demokratët se merr pjesë në këtë garë për t’i ngjallur shpresën dhe për t’u rikthyer më të fuqishëm se asnjëherë më parë.

“Jam këtu për t’ju ngjallur edhe njëherë shpresën dhe besimin që së bashku do të rikthehemi fuqishëm, edhe më fuqishëm se sa në kohët tona më të mira. Të gjithë jemi krenarë që në historinë tonë kurrkush nuk ka bërë më shumë se ne. Rrëzuam diktaturën më të egër së bashku me qytetarët shqiptarë dhe e futëm Shqipërinë në rrugën e Europës, në rrugën e shtetit ligjor, në rrugën e lirisë së institucionalizuar dhe në rrugën e demokracisë. Këto janë fakte”, tha Selami.

Next Post
Patozi në sulm frontal: Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

Lëvizja brenda PD, Patozi: T'i dalim zot partisë, bashkimi dhe ringritja e saj janë misioni ynë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In