• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Selami për garën: PD ishte më shumë demokratike në vitin 1992

by Java News
06/07/2017 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e “Arena” në Ora News sqaron takimet me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë intervistës, ai thotë PD-ja ishte më demokratike në vitin 1992 se sa sot.

Intervista:

Hila: Kishte zt.Berisha një qëndrim ndaj kësaj situate për atë që po ndodh në PD?

Selami: Ndamë shqetësimin e përbashkët. Kjo është periudhë e vështirë për Partinë Demokratike. Diskutuam rrugët…është e vërtetë që unë kam kontakt me zt.Berisha. Ne kemi qenë bashkëpunëtor të afërt për 5 vitet e para, pastaj rrugët u ndanë. Pastaj u ribashkuam prapë. Ai ka një ndikim jo të vogël brenda PD-së jo vetëm për shkak të eksperiencës, por edhe për shkak të simpatizantëve që ka në PD.

Hila: Keni pasur ndonjë periudhë kur i keni shkëputur marrëdhëniet?

Selami: Ka pasur një periudhë sidomos kur kam shkuar në Amerikë pas 1995 dhe kur përpjekja ima më 1997 për të shmangur relativisht atë që mund të shmangej nuk pati mirëkuptimin e zt.Berisha. Pati një periudhë të gjatë të mungesës së komunikimit. Ka qenë një thyerje për më tepër për problemet. Raportet personale me të kanë qenë fort të rregullta. Ftoja e parë dhe më e madhe ishte kur unë u largova nga kryesimi i PD-së. Ka qenë pika e fundit e rezistencës ku PD iu dorëzua autoritarizmit. PD ka qenë shumë më demokratike në fillimet e saj se sa është sot. Në 1992 kur fituam zgjedhjet, ne bëmë një projekt se kush do të jetë në postin e Presidentit, kryetarit të Parlamentit. Në bazë të statutit duhet të votonim në Këshillin Kombëtar dhe nuk eci. Urdhëro tani. 20 e ca vjet më vonë ku e ke të detyruar ta kalojë Këshilli Kombëtar dhe ne e marrim vesh në tv kush janë kandidatë.

Sado bindje që të ketë që midis dy rrugëve, rrugës demokratike dhe modelit autoritar që fatkeqësisht dominon në Shqipëri, rruga e parë është superiore. Shqipëria akoma nuk është prezantuar me liderin bashkëkohor. Liderët më shumë ngjajnë si hije të zbehta të epokës që lamë pas. E di se çdo të thotë lider bashkëkohor.

Hila: Keni thënë disa herë që Basha është si modeli i Berishës…por në fakt duket më “soft”…

Selami: Në shfaqje po, në veprime është i njëjti model. Pikë! Bëhet fjalë për veprime të rëndësishme, në vendimmarrje, në institucione, në mënyrën e të bëri opozitë. Bile biles Berisha është më produktiv. Unë nuk jam dakord, por të paktën ka rezultat. Më vjen keq për ta se sa larg janë koncepteve bashkëkohore. Duhet ta kthejë Partinë Demokratike aty ku ka vlerat e saj. Nga 1992-95 pati një nga historitë më të suksesshme në Evropën Lindore. Me tërë mend Rama fitoi, por ajo çka mua më shqetëson është se PD po humb identitetin e saj. Ne jemi larguar nga vlerat tona të qendrës së djathtë. Prandaj, ne kemi në pushtet qartësisht të majtën dhe në opozitë vetëm një pjesë të Partisë Demokratike.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rama: Gramoz Ruçi, 100% kryetar Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In