• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sela aktrim me problemet mendore pasi vrau prindërit?! Kthesa e fortë në hetime

by A R
16/06/2018 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Dibrës ka dyshime të forta se krimi në familjen Sela ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe se shëndeti mendor i 26-vjeçarit të jetë inskenuar prej tij pas ngjarjes së rëndë.
I riu Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Burime nga Policia bënë të ditur se gjatë vizitës paraprake të 26- vjeçarit te mjeku psikiatër, ky i fundit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

DYSHIMI

Ndonëse Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi shtrimin e përkohshëm në Spitalit e Burgut të Qemal Selës, pasi kishte dyshime se ai vuante nga çrregullime psikike, burime nga Policia e Dibrës bënë të ditur se tashmë sjellja e tij brenda ambienteve të spitalit po mbahet në “përgjim”, pasi ka dyshime të forta se ai është i shëndoshë mendërisht, shkruan Panorama.

Në një rezultat të tillë paraprak është arritur duke analizuar mjaft detaje të sjelljes së të riut dhe historikut familjar, çka ngre dyshime se ai e ka kryer krimin me paramendim, sepse prindërit i kishin shpenzuar kursimet e tij. Oficerë të Policisë që kryen shoqërimin e Qemal Selës nga Dibra drejt Tiranës, u shprehën se gjatë udhëtimit 200 kilometra e kanë pyetur të riun rreth ngjarjes së ndodhur. Ai ka folur normalisht për gjithçka pyetej, por vetëm kur flitej për vrasjen e dy prindërve rrekej ta anashkalonte bisedën. Emigranti i ardhur në vendlindje ka pohuar se gjatë qëndrimin shtatëvjeçar në Angli ka punuar shumë dhe paratë e fituara ua ka dërguar familjarëve, të cilët kishin ngritur një biznes në llixhat e Peshkopisë.

Pas vendimit të Gjykatës që Qemal Sela të qëndronte përkohësisht në Spitalin e Burgut Tiranë, ai është dërguar për vizitë te mjekët specialistë. Oficerët që e kanë shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne’.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë. Po përdoren metoda speciale të hetimit dhe shumë shpejt do të zbardhet e vërteta.

DESHMIA NE GJYKATE
Gjatë marrjes në pyetje në Gjykatë, autori i krimit, Qemal Sela, ka shfaqur sjellje që ka vënë në pikëpyetje trupin gjykues për shëndetin mendor të tij. I pyetur rreth ngjarjes, ai është shprehur se: “Vrava dy maska, m’u dukën si hije. Nuk kam vrarë prindërit e mi. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Nuk është ajo që vrava. Ai tjetri e ka emrin Flamur, por nuk është babai im”./Panorama/a.m.

Next Post
Çuli nuk tërhiqet: Mirush Kabashi mashtroi në mënyrë ordinere

Çuli nuk tërhiqet: Mirush Kabashi mashtroi në mënyrë ordinere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In