• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’ekziston asnjë dokument me objektiva”/ Eksperti flet për shkarkimin e Nanos: S’mund të ketë reforma nëse kemi të njëjtit drejtues policie

by Java News
31/08/2022 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë, qeveria Rama shkarkoi sot drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano, për rezultate të pamjaftueshme në detyrë.

Ministri i punëve të brendshme, Blendi Çuçi, deklaroi se shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave, që kishin vënë me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Por eksperti i pavarur, Sotiraq Hroni, pohoi se shkarkimi i zotit Nano është një tjetër provë, që reforma në polici nuk po funksionon dhe se politika ndërhyn shumë në punën e policisë, duke frenuar reformimin e forcave të rendit.

Dy ditë më parë në qarqet mediatike të Tiranës u përhap një njoftim se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano, kishte dhënë dorëheqjen, por ai e hodhi poshtë këtë si të pavërtetë.

Por ajo që nuk ndodhi me dorëheqjen, u realizua sot me shkarkimin e tij. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i punëve të brendshme, Bledi Çuçi, deklaroi se “policia shqiptare ka nevojë për një reagim më të fortë dhe menaxhim më efikas”, dhe se “vendimi i qeverisë për shkarkimin e zotit Nano lidhet me situatën e krijuar muajt e fundit dhe me mospërmbushjen e objektivave”, që kishin vënë me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Ekspertë të pavarur pohuan se shkarkimi i zotit Nano është një tjetër shembull se reforma në polici nuk po funksionon dhe se politika vazhdon të pengojë reformimin e forcave të rendit, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tyre profesionale.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim studion prej shumë vjetësh ecurinë e transformimit të forcave të rendit dhe këshillon nga afër reformimin e tyre me standarte bashkëkohore.

Drejtuesi i Institutit, Sotiraq Hroni, tha për Zërin e Amerikës se shkarkimi i zotit Nano për mospërmbushje të objektivave nuk qëndron, sepse nuk ekziston një dokument me këto objektiva. Ai tha se politika duhet të heqë duart nga policia, sepse po pengon reformimin e policisë.

“Nuk besoj se ekziston një dokument i bërë publik, me një set objektivash, që qeveria ia vendos drejtorit të përgjithshëm. Kjo nuk ekziston si filozofi as në emërimin e shefave kryesorë as atyre në qarqe. Nuk ka një dokument publik as kur u emërua zoti Nano, që të thuhet se këto kanë qenë objektivat dhe këto nuk u përmbushën” – thotë zoti Hroni.

Zoti Hroni thotë se ka shumë ndërhyrje të politikës në punën e policisë, duke e penguar në veprimtarinë e përditshme dhe në reformimin e saj me kritere moderne, me meritokraci dhe sistem karriere në zgedhjen e drejtuesve.

Emërimet kryesore në radhët e policisë kontrollohen nga politika, thotë ai aq sa duket një listë e mbyllur që rrotullohet në pak emra për mbi 10 vite.

“Një nga gjërat që unë mendoja se zoti Nano do ta bënte pak më mirë, është të mos riciklohen të njëjtat emra drejtuesish nga 2016 e deri sot. Janë po ata drejtues policorë, i njëti staf dhe kjo nuk sjell ndryshim të madh. Këtë nuk e kuptoj, se si flitet për reforma, dhe mbeten po ata njerëz, që vetëm ndryshojnë vendet” – thotë zoti Hroni.

Ish drejtori Nano nuk ka dhënë ende ndonjë reagim për shkarkimin nga detyra, ndërsa u shënua si një nga drejtuesit më afatshkurtër të policisë, vetëm 10 muaj, ndonëse me një karrierë 20-vjeçare në polici, 5 nga të cilat i ka në krye të strukturave të Antiterrorit.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehu vlerësimin për zotin Gledis Nano, i cili, siç thuhet në një postim në rrjetin Twitter, “ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”./ VOA

g.kosovari

Next Post
“Më tërhoqi nga flokët si i tërbuar dhe…”/ Partnerja e akuzon për dhunë, këngëtari ngre padi ndaj saj

‘Ma jep ta shoh celularin’/ E tmerrshme, shqiptari godet me grusht gruan në fytyrë dhe e kërcënon se do ta vrasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In