• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I sekuestruan prona me vlerë 4 mln euro, biznesmenit i gjenden të zbrazura 14 llogaritë bankare

by A R
20/09/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni i hidrosanitareve Nikolin Janina, figuron i varfër në 14 llogaritë bankare që disponon së bashku me bashkëshorten e tij M.Janina. Pavarësisht se Janina zotëron një kompani mjaft të njohur të paisjeve të porcelanit dhe administron disa prona në bregdetin jugor të vendit dhe disa apartamente, llogaritë bankare që ai dispononn tregojnë se biznesmeni është i varfër.

Çuditërisht 15 llogaritë të verifikuara nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Tiranës, janë me shifra financiare qesharake. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se në total biznesmeni zotëron në llogaritë e tij shumën prej 410 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë për sa i përket llogarive në euro, ato janë në balancën prej 468 euro.

Hetuesit e dosjes kanë ngritur dyshimet të forta se këto llogari bankare janë zbrasur, përpara se hetimi të rregjistrohej në prokurori. Llogaritë bankare tregojnë edhe një herë tjetër se biznesmeni Nikolin Janina ka pasur dijeni për hetimin e nisur nga prokuroria, dhe për pasojë ai dyshohet të ketë vepruar me shpejtësi duke tërhequr sasitë e lekëve që ndodheshin në këto llogari.

Ndërkohë gjatë verifikimeve është konstatuar se në pronësi të Janinës janë dhe dy automjete të shtrejtja, ku një Mercedez-Benz, është blerë prej tij me shumën 45 milion lekë të vjetra. Gjithashtu një autopmjet tjetër i markës “Range-Rover” është blerë nga biznesmeni Janina në shumën prej 32 mijë e 600 euro.

Tjetërsimi i pasurive
Mbëritja e dosjes penale, nga Spanja në policinë dhe prokurorinë Shqiptare, duket se nuk ka surprizuar biznesmenin e njohur të hidrosanitareve Nikolin Janina. Dikush ka informuar këtë të fundit për veprimet ligjore që kishin marë institucionet e hetimit, dhe për pasojë biznesmeni ka filluar të tjetërsojë tek persona të tretë pasuritë e tij, si dhe një pjesë të këtyre pasurive i ka shituar.

Edhe verifikimet e kryera në llogaritë bankare të biznesmenit, bashkëshortes së tij dhe dy personave të tjerë, prokuroria ka konstatuar shifra shumë të ulta të parave dhe eurove të depozituara në bankë. Nga të dhënat e administruara nga “Shqiptarja.com” rezulton se Nikolin Janina ka pasuri të paluajtshme në vlera të konsiderueshme, të cilat pavarësisht dy bizneseve të tij, referuar dhe shumës së një kredie prej 1.975.140 euro të shlyer në 13 mars 2016, dyshohet se janë vënë si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitet kriminal, në fushën e narkotrafiqeve në Spanjë.

Gjithashtu dyshohet se një pjesë e kontratave të Shit-Blerjes së tokave në Himarë dhe Dhërmi janë fiktive, pasi vlerat reale të këtyre pasurive dyshohet se janë disa herë më të mëdha se sa ajo e shënuar në kontrata. Nga një vëzhgim i bilancit kontabël të kompanisë më të mëdhë “Alba Ceramika” që biznesmeni Janina administron, rezulton se fitimi i kësaj kompanie për vitin 2016 ka qënë 52 milion lekë të vjetra. Kjo shifër fitimi, sipas prokurorisë është e pamundur të justifikojë pasurinë që zotëron Janina, dhe për pasojë janë krijuar dyshime të arsyeshme ndaj tij.

Si i kaloi pasuritë çiftit Leka
Ndër të tjera Nikolin Janina ka filluar të tjetërsojë disa pasuri të tij pas momentit të rregjistrimit të proçedimit penal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më konkretisht ai ka tjetërsuar një pasuri në favor të personave të tretë në datën 10 prill 2017 në emër të shtetasve Gerdi dhe Ledi Leka. Mësohet se po në 10 prill një tjetër pasuri në emër të Nikolin Janinës i është transferuar në 10 prill 2017 dy shtetasve të sipërcituar. Pasuritë janë tjetërsuar vetëm dy muaj pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur hetimin penal kundër biznesmenit Janina.

Nga prokuroria mësohet se biznesmeni dy pasuri të tjera i ka tjetërsuar në muajin dhjetor të 2016. Ndërkohë një kompani farmaceutike e quajtur “RX:PHARMA” që deri në 27 maj 2015 ka qënë në pronësi të kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, dhe më pas është shitur tek Ledia Çikopana dhe kjo e fundit shitjen e ka realizuar tek Nikolin Janina, është shitur prej këtij të fundit në 15 prill 2016 tek shtetësja Maris Tartari.

Emri në kërkim e kontratat fiktive
Shitjet e kompanive, kanë filluar menjëherë pasi emri i tij është targetuar nga Spanjollët në listën e personave në kërkim. Kjo shitje është realizuar pikërisht ditën kur autoritet e drejtësisë spanjolle kanë nxjerë emrin e Nikolin Janinës në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kjo kompani është shitur me vlerën prej 1 milion lekë të vjetra. Hetimi 6 mujor i prokurorisë dhe policisë ka hedhur dritë edhe mbi disa kontrata noteriale, që në vlerësimin e prokurorisë janë fiktive. “Shqiptarja.com” zbulon se çuditërisht biznesmeni Janina ka blerë një sipërfaqe toke prej 6666.6 m2 në “Porto Palermo” me vlerë 30 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë me një çmim akoma më qesharak e ka blerë një sipërfaqe toke prej 4375 m2 të ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut-Himarë me një vlerë prej 9 milion e 936 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu një sipërfaqe tokësore prej 5000 m2 në vendin e qujatur “Lera” në Himarë e ka blerë kundrejt shumës prej 11 milion lekëve të vjetra. Janina ka vijuar të blerë sipërfaqe tokësore me çmime qesharake në bregdet, ku në zonën e quajtur “Amallol” në Himarë ka blerë një sipërfaqe toke prej 2000 m2 me vlerën prej 4 milion lekë të vjetra.

Një muaj pas kësaj blerje, biznesmeni i hidrokarbureve në shtator të 2013 ka blerë një sipërfaqe toke prej 10.000 m2 në Dhërmi me vlerën prej 22.7 milion lekë të vjetra. Të gjitha këto kontrata sipas prokurorsisë ka dyshime se janë fiktive, pasi çmimi i pasqyruar në këtë kontrata nuk tregon vlerën financiare të këtyre pronave.

Tabela e llogarive bankare
Llogari bankare me 77.70 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 1.017.69 lekë në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 300.00 lekë në emër të Helidon Janina
Llogari bakare me 125.51 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 12.845.65 lekë në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 481.33 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 550 lekë në emër të Helidon Janina
Llogari bankare me 13.777.67 lekë në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 15.47 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 11.787.03 lekë në emër të Nikolin Janina
Llogari bankare me 156.48 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari rrejedhëse me -359.99 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari personale me 6.98 euro në emër të Nikolin Janina
Llogari page me 1.115.45 lekë në emër të Nikolin Janina
Llogari rrjedhëse me -35.46 euro në emër të Marsela Janina
Automjet “Mercedes-Benz” 4.500.000 në emër të Nikolin Janina
Automjet “Range-Rover” blerë nga shoqëria “AGS” në shumën 32.600 euro Nikolin Janina.

Në total 468 euro pa makinën
Në total 410 mijë lek të vjetra pa makinën

/Shqiptarja/a.m.

Next Post
VIDEO/ Tërmeti rrënoi Mexicon, 248 viktima, ende shumë të bllokuar në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti rrënoi Mexicon, 248 viktima, ende shumë të bllokuar në rrënoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In