• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sekuestruam 96 njësi kompjuterike”/ Rrumbullaku: Gjatë kontrollit, anëtarët e MEK tentuan të digjnin laptopë dhe pajisje të ndryshme! U plagosën policë…!

by Java News
20/06/2023 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se gjatë operacionit në kampin e MEK policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve.

“Janë sekuestruar 96 njësi komputerike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë. Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë e veprimeve që bien ndesh me marrëveshjen e firmosur nga MEK me qeverinë shqiptare”- tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku: Muxhahedinët bënë rezistencë kur zbuluam serverat dhe pajisje kompjuterike në 17 godina

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tregon se çfarë ka ndodhur sot në kampin MEK. Ai thotë se në 17 objekte janë gjetur salla serverësh dhe pajisje kompjuterike. Në këtë moment ka nisur dhe rezistenca

“Në orën 08:00 së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë thirrëm në takim dhe na janë përgjigjur në takim të 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK. Për një orë u kemi treguar kontrollin dhe qëllimin që motivohej në vendimin e gjykatës. Gjetëm mirëkuptimin  tyre për momentet e para. Pas takimit zyrtar u adresuam  në hyrje të kampit dhe kërkuam hapjen e portave.

Ai është territori totalisht shqiptar dhe aspak pronë e tyre. Kemi hyrë në ambientet e territorit. Ka nisur faza e kontrollit. Për dy orë, për shkak të numrit të madh të objekteve, pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri, sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike gati në 17 objekte nisi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidencës së kampit Mek duke u përballur me policinë dhe mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Pas këtij momenti nga ana e forcave të policisë është kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme. Në asnjë rast nuk është përdorur dhunë.

Ata kërkonin të mos lejohej ekzekutimi i vendimit të gjykatës. Policia ka kaluar në vetëpërmbajtje ekstreme dhe në asnjë rast nuk është përdorur dhunë nga policia.

Nuk kemi gjetur mirëkuptimin e tyre dhe më pas kanë nisur procedurat për largimin e turmave. Nga e gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë. Ne kemi përdorur vetëm spraj. Ne kemi mbetur të dëmtuar.

Janë lënduar 15 efektivë policie dhe disa mjete të policisë. Nga ana e tyre 21 janë dërguar në spital dhe 15 kanë lënë qendrat shëndetësore”, tha Rrumbullaku. Në kampin MEK janë 127 objekte në një territor 38- -40 ha./m.j

Next Post
“Amerikanët s’janë…”/ Çuçi: Marrëveshja për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane do vazhdojë, do zbatojnë ligjin shqiptar

"Amerikanët s'janë..."/ Çuçi: Marrëveshja për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane do vazhdojë, do zbatojnë ligjin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In