Katër pako me tritol janë sekuestruar nga policia e Durrësit në ambientet e brendshme të një kompanie që merret me prodhimin e produkteve plastike.
Policia thotë se pakot me tritol u gjetën brenda një kove plastike me bojë. Secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.
Gjatë këtij aksioni, u arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, Agron Kryeziu 28 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim pronari italian i kompanisë, 43-vjeçari me iniciale E.B.
Gruypi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
a.ç











