Një tjetër pallat është sekuestruar këtë të premte në Tiranë, në kuadër të operacioneve të ndërtimeve pa leje që ka nisur qeveria. Nën sekuestro është vënë një pallat në mes të Tiranës, në rrugën ‘Myslym Shyri’.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se në këtë objekt janë 2700 metër katrorë ndërtim në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.
I pranishëm në operacionin për sekuestrimin e këtij pallati ishte edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Sot kemi ardhur në një rast tjetër ku janë konstatuar shtesa kati pa leje. Kjo nuk është një fushatë mediatike apo demagogji por është operacion ligjzbatimi i këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi sistemin e pjesës së vjetër të drejtësisë që kur u vijnë dosje nga njerëz të kamur për evanzion fiskal e krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre,” ndër të tjera ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi./shqiptarja.com
Cila pjese tjeter,nuke merren gjykatat per dhenien e lejeve te nderitimit,e zbatimin e projekteve.Ju jeni,edvini i pari e ju bythelepirsit e tije me kto krime makabre.E keni kthyer Tiranen sikur te ishte krqyyteti i talebanve,ju skeni turpe,ju njihni vetem parate e krimin,ne cdo aspekt te jetes perditshme.