Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge dhe ka sekuestruar më shumë se gjysmë ton kanabis.
Në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë nga 29 në 37 vjeç, si dhe një i mitur grek pjesëtar i grupit.
Grupi mbahej prej disa muajsh në survejim, deri sa u lokalizua vendi ku magazinohej droga dhe goditja u krye me dy operacione të njëkohshme në Athinë dhe Korinth.
Kanabisi i sekuestruar arrin në 560 kilogramë dhe policia vlerëson se nga shitja grupi do të përfitonte mbi 840 mijë euro.
/a.r