Një shumë prej më shumë se 13 mijë Eurosh është sekuestruar sot në doganën e Qafë Thanës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije se kjo shumë parash nuk ishte deklaruar në kufi.
Në një njoftim për mediat nga dogana bëhet me dije se gjatë kontrolleve të kryera u ndalua I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13, 350 Euro.
Më tej autoritetet shtojnë se në bazë të ligjit do të vijojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare për të ndaluar çdo veprimtari të paligjshme.
/a.r











