Një operacion anti-drogë është finalizuar mesditën e sotme në Elbasan, ku në pranga kanë përfunduar 3 persona. Mediat vendase raportojnë se Policia e Shtetit ka gjetur dhe sekuestruar brenda një kamioni mbi 10 kilogramë heroinë, e cila ishte e ndarë në pako.
Burime bëjnë me dije për Dosja se heroina u kap në një kamion të nisur nga Turqia që kishte destinacioni shtetin grek. Mësohet se shoferi kishte ndaluar në Elbasan për të pushuar, pasi në këtë qytet do të bëhej pazari për çmimin e drogës.
Ndërkohë që flitet për disa të arrestuar, nuk dihen detaje për identitetin e tyre./a.p