SPANJË– Autoritetet spanjolle kanë goditur një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 tonë kokainë.
Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale.
Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar, por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.
Si pasojë e operacionit janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.
Përveç tyre janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm.
/a.cupaj