Policia e Tepelenës ka sekuestruar një sasi prej 138 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 62-vjeçar.
Sipas policisë lënda narkotike u gjet pas kontrollit që u bë në banesën e shtetasit Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Droga ishte e fshehur në disa bidona plastik.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
a.ç