• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekuestrimi i prozhektorëve, Prokuroria rrëzon ministrin e Brendshëm të Bashës që tentoi të pengojë hetimet

by Java News
31/05/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dështuar tentativa e Ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, për të penguar oficerët e Policisë Gjyqësore, që të sekuestrojnë disa prozhektorë, që dyshohet se shkaktuan helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ministri u filmua teksa në kundërshtim me urdhërin e prokurorit, u kërkonte oficerëve të Policisë Gjyqësore që të mos i sekuestronin prozhektorët, edhe pse shërbenin si provë në hetimin e një ngjarje që konsiderohet si vepër penale, pasi nevojiteshin të nesërmen për mitingun e një partie politike.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting. 

Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…më ka thënë prokurori

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Por pavarësisht ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm teknik Demiraj, në hetimin e nisur nga Prokuroria, me qëllimin për të penguar oficerët e Policisë Gjyqësore që të sekuestrojnë provat materiale, vendimi i Prokurorit është zbatuar.

Në të thuhet se 11 prozhektorë, apo ndriçues që në gjuhën teknike quhen “Skaf”, janë sekuestruar, pasi ka rrezik të ndryshojnë ose humbasin.

Një kopje e procesverbalit i është dërguar Prokurorit.

Ai është firmosur edhe nga subjekti që i kishte prozhektorët dhe i ankohej Ministrit se me sekuestrimin e tyre do të mbetej pa bërë mitingun elektoral të subjektit që e kishte pajtuar.

Ministri i Brendshëm teknik nuk ka dhënë ende shpjegime pas publikimit të pamjeve filmike, se me ç’të drejtë ndërhyri për të penguar një proces hetimor të nisur nga Prokuroria, duke vepruar ndryshe nga sa përcaktojnë kompetencat e tij dhe për se ç’motiv gjendej ai në mesin e procedurave të një hetimi penal, që nuk ka kurrfarë lidhje me objektin e punës së tij.

Next Post
Aksidentohet turisti hungarez në Sarandë, policia jep detaje

Aksidentohet turisti hungarez në Sarandë, policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In