Policia e SHtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit për sekuestrimin e 1.2 tonëve kanabis në brijet e Barit që vinte nga Shqipëria. Përmes një deklarate për mediat policia sqaron se po punohet bashkarisht për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik.
Deklarata
Në pasditen e djeshme u bë e mundur të ndalohet nje gomone me gjatesi rreth 8 m dhe dy shtetas shqiptare në bord te cilet po tentonin te trafikonin 1215 kg marjuanë në brigjet e Italisë së Jugut.
Pas disa orësh ndjekje në detin me dallgë të forta dhe me ndihmën edhe të një helikpoteri të Guardia di Finanza u bë i mundur ndalimi i personave dhe sekuestrimi i lendës narkotike dhe i mjetit lundrues.
Shtetasit me iniziale E.H, 38 vjeç dhe E.M. 35 vjeç u arrestuan në flagrancë nga Reparti Operativ i Guardia di Finanza i Pulias.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po vijojnë veprimet hetimore të përbashkëta për kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në trafik.
/a.m.