Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë/ Policia: Një prej të shoqëruarve organizatori, dyshohet si pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal!

Policia Aksion Varri Bomit Identifikohet

 

 

Detaje të reja nga operacioni anti-drogë i zhvilluar sot në Tiranë. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar 5 persona gjatë operacionit për trafik droge ku u sekuestruan 1.2 kg kokainë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se një prej tyre Erjon Prenga dyshohet të jetë organizatori i aktiviteti kriminal

Policia kishte informacion që do të bëhej shkëmbim droge dhe takimet ishin zhvilluar në zyrën ku jepeshin makina me qira që duket dhe në videot e filmuara nga gazetarët dhe operatorët e News24.

“Në momentin që sjellin korrieri solli drogën në kuti pice policia ka ndërhyrë.

Erjon Prenga dhe miku i tij u kapën në një automjet tip “Volvo”.

 

Prenga dyshohet të jetë pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal. Krerët e këtij grupi janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë. Kur policia ka ndërhyrë është afruar një person i paidentifikuar që do dorëzonte drogën e ndodhur në kutinë e picave, i cili më pas është larguar përmes rrugicave duke hedhur kokainën”, raportoi gazetarja Lala. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com