Arrest me burg është kërkesa e Prokurorisë për 10 nga 11 personat e arrestuar një ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Derven të Fushë Krujës.
Të arrestuarit janë marrë në pyetje këtë të enjte në ambientet e Policisë së Durrësit, por ata kanë refuzuar të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të premten do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Për minorenin me iniciale, E.N, 16 vjeçar, Krimet e Rënda mësohet se kanë kërkuar masën detyrim paraqitje raporton Shqiptarja. Ndërkohë në këtë grup 3 persona rezultojnë që janë investitorët e kultivimit të kanabisit, një është pronari i magazinës së kthyer në laborator dhe 7 të tjerët janë punonjës nga fshati Derven.
Aurel. Gjovalin dhe Gëzim Gjokea sipas hetimeve dyshohet se kishin investuar për kultivimin e drogës ndërsa Kujtim Rexhepi kish dal garant për magazinin me mallit në kapanin në pronësi të tij 40 m larg autostradës Tiranë-Laç./a.m.