• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sektori i mobilerisë në Shqipëri, 1470 kompani, 7 mijë të punësuar

by A R
14/03/2017 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1470 kompani punojnë në fushën e prodhimit të drurit në Shqipëri, të cilat kanë të punësuar sot rreth 7000 vetë. Kështu deklaroi Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi teksa zhvilloi një vizitë në Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve “Shqipëria 2017”, i cili hapi dyert në Pallatin e Kongreseve më 11 Mars dhe mbyllet sot më 14 mars.

Në këtë panair, të organizuar nga Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Mobiljerëve Prodhues të Shqipërisë ( AWPA) të Kosovës dhe Shoqatave si motra të rajonit, ekspozojnë produktet dhe teknologjitë e tyre në sektorin e mobilerisë dhe prodhimit të drurit kompani vendase dhe të huaja.

Ministrja Ekonomi u takua me gjithë prodhuesit në panair, dëgjoi për arritjet e tyre dhe i inkurajoi për të vazhduar më tej inciativat e tyre për të përqafuar teknologjinë dhe për të vazhduar traditën shqiptare në përpunimin e drurit si dhe për të zgjeruar eksportet.

Ky është një nga panairet më seriozë të sipërmarrjes prodhuese në vendin tonë. Të dhënat e kësaj industrie tregojnë se janë rreth 1470 sipërmarrje prodhuese që punojnë në fushën e prodhimit të drurit. Është një biznes shumë serioz, i cili ka përcjellë punën dhe trashëgiminë nga administrator i parë tek i dyti duke transferuar informacionin dhe teknologjinë”, tha Ministrja Ekonomi.

“Në tre vitet e fundit eksporti mesatar vjetor i produkteve me baze druri ka arritur në 12 milione euro/vit”,- tha Ministrja Ekonomi e cila shtoi se aktualisht në këtë sektor punojnë rreth 7000 punonjës, por sektori ka shumë kapacitete për të thithur më shumë punonjës.

Panairi i Mobilejeve ka filluar të organizohet në vitin 2004. Edicioni i 14-te i tij solli një numër më të lartë pjesëmarrësish, si kompani që prodhojnë: mobileri për shtëpi, mobileri për zyra, për hapësira publike si hotele, bar kafe, restorante, mobileri dhe dekoracione për kopshte, por dhe kompani që ofrojnë dhe makineri e pajisje për përpunimin e drurit dhe derivative të tij si dhe kompani që ofrojnë lëndë të parë dhe pajisje shtesë si aksesorë, ndriçim apo elektroshtëpiake.

Pjesëmarësit në panair këtë vit ishin shumë të kënaqur me numrin e vizitorëve çka tregon një interesim gjithnjë e më të lartë të qytetarëve për të parë prurjet e reja të kësaj industrie./b.d

Next Post
Doktori, gratë e shtëpisë dhe kompleksi ndaj grave të qeverisë

Doktori, gratë e shtëpisë dhe kompleksi ndaj grave të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In