• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seksi yt s’më hyn në xhep

by Mira Kazhani
30/01/2019 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Mbrëmë, si “Opinion” i Blendi Fevziut dhe “Dritare” e Rudina Xhungës iu dedikuan panele shqiptarëve në raport me seksin. Sigurisht kjo nuk ishte një temë e nxjerrë nga hiçi por e shkaktuar nga disa raste vrasjesh me bazë seksin, siç ishte konkretisht vrasja e Zallbasatarit, ku vëllai gjeti motrën në kurorë në shtëpi me të dashurin (lidhje jashtëmartesore). Ky ishte rasti më i freskët por seksi mbetet një çështje nderi dhe dinjiteti për ne (deri diku është), sikundër seksi mbetet një tabu e tmerrshme, kërcënuese, intimiduese, kompleksuese dhe gjithmonë e më pak private.

Çfarë ndodhi mbrëmë? A u iluminuan shqiptarët nga emisionet e darkës? Nuk flas dot me përpikmëri në emër të shoqërisë, por druaj se jo. Sepse megjithë përpjekjen e Blendit apo Rudinës – që bëjnë aq mirë që hapin tema të tilla, sepse kur seksi vret e merr jetë ka më shumë peshë sesa statuset e politikanëve që bëjnë e ç’nuk bëjnë por nuk vriten; thjesht herë ndahen e herë pajtohen – fatkeqësisht seksi nuk është edukim dyorësh, aq më tepër virgjëria e Mustafa Nanos, që e ka thënë kushedi sa herë në shoë-t e tij.

Nuk është seksi i personazheve publikë, kur e kanë bërë për herë të parë, për herë të fundit, pse ata kur tradhtojnë nuk vriten apo mbeten shokë, që e sistemon njëherë e mirë shoqërinë shqiptare. Shoqëria është në një presion të jashtëzakonshëm nga komshiu, nga i ngjashmi. Është në një presion të frikshëm nga rrjeti. Boll të jesh ndjekës i Sali Berishës apo i anonimëve apo politikanëve të lartë, që merren me qepje/shkepje dhe bëjnë krahasime diskriminuese. Para disa kohësh ndjeva neveri kur dikush më dërgoi një status të një deputeti të PD-së, që bënte një krahasim të aktualitetit politik me vajzat që qepeshin në diktaturë për të gjetur burrë. Më erdh aq turp sa as lajm/qëndrim nuk bëra. E ulët, e pistë, e zakonshme në Shqipëri dhe sot them që e kam gjykuar në dorëzim.

Ne duhet të reagojmë për çdo idiot apo qelbësirë online, kushdo qoftë, që shkon e mbush me injorancën apo ligësinë e vet opinionin e përgjithshëm. Sepse sot çdokush ka ndikim në shoqëri. Duhet pranuar. Ndaj sot reagohet përditë. Gazetarët, shoqëria civile, edukatorët, mësuesit dhe kurrikulat e tekstet shkollore kanë thesarin e zgjidhjes. Blendi dhe Rudina brenda një nate nuk e gjejnë dot këpucën e Hirushes, aq më tepër kur padashur timoni shkon në kuriozitete dhe gallatë. Seksi është temë serioze dhe që kërkon çdo ditë ndërgjegje aktive për ta parë atë si diçka personale, intime, por edhe shoqërore.

Ne kemi frikë nga fjalët e pista dhe në fakt i kemi pak të rënda. Amerikanët thonë “fuck” në çdo tre fjali e s’të vritet veshi. Italianët “porca puttana” dhe ti vazhdon sikur s’ke dëgjuar asgjë. Ne tronditemi nga një fjalë por nuk tronditemi nga statuse fyese, diskriminuese, nga deklarata të neveritshme. Jo rastësisht shumë portale janë shndërruar në pornotale. Në fakt, porno duhet të rrijë aty ku e ka vendin dhe portali të bëjë punën e vet. As mbrëmë dhe as sot, as dje dhe as pardje seksi nuk është dot në lartësinë që ne shqiptarët kemi si p.sh. me bashkëjetesën fetare. Ndoshta sepse nuk jemi të sinqertë me të as kur flasim e as kur e bëjmë! Ata që më shumë flasin, dihet çfarë bëjnë! Për më tepër seksi është i mbivlerësuar.

Kam takuar vajza të reja që jetojnë kohën, siç quhen shpesh “millenials”, kanë shumë pak seks në jetë dhe shumë modë, fashion, shokë që vënë baste me qen, që vishen me Guçi e Fendi por që përtojnë të bëjnë dashuri. Ky po është hall por nuk i ka ardhur koha mesa duket dhe ende na tërheq ai rasti i Zallbastarit. Nga fshati në përgjithësi vijnë këto gjëma, sepse me pak logjikë kuptohet se edhe seksi, si çdo instinkt, pluskon në shtratin e dijes./Tiranapost.al

a.c

Next Post
Mësuesja fton nxënësin për ‘lojëra erotike’, i çon foto nudo

Mësuesja fton nxënësin për 'lojëra erotike', i çon foto nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In