“Skllavja e seksit” Virgina Roberts, në një dokumentar të BBC Panorama, e ka përshkruar seksin me princin Andrew si “të shpejtë dhe të pështirë”.
Ajo tha se ishte urdhëruar të bënte seks me Dukën e Jorkut, ndërsa ishte marrë nga pedofili miliarder Jeffrey Esptein kur ishte 17-vjeç.
Roberts tregoi se e kishin hipur në një avion, ku më pas do të takonte princin, dhe se e dashura e pedofilit miliarder e kishte porositur se duhej të bënte çdo gjë që ajo kishte bërë edhe për Esptein.
“Unë thjesht nuk prisja që një njeri i familjes mbretërore, që unë e admiroja, të bënte këtë. Seksi nuk zgjati shumë, por ishte e neveritshme. Ai u ngrit dhe më tha faleminderit dhe më pas u largua. Unë u ula në shtrat dhe isha e tmerruar. Më pas e dashura e Jeffrey më përkëdheli të pasmet dhe më tha se unë e kisha bërë atë të lumtur. Sapo isha abuzuar nga një anëtar i familjes mbretërore. Nuk isha e lidhur me zinxhirë pas një lavamani, por këta njerëz të fuqishëm ishin zinxhirët e mi”, tha ajo.
g.kosovari











