• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seksi i mëngjesit, çelësi për të ngjizur një fëmijë

by
10/09/2015 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

z206989815Seksi i mëngjesit, çelësi për të ngjizur një fëmijë

Shpesh herë pas një dite të lodhshme në punë apo momenteve të ndryshme stresuese do ishte më mirë që pas një gjumi të qetë, të pritej mëngjesi. Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 06:30 deri në orën 07:00 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks. Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit. Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur gjumë. Lodhja përbën në fakt një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë të ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushur me impenjime. Në të kundërt, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhura dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

30 minutat që nuk duhen humbur

Gjysmë ora që nuk duhet humbur është nga ora 06:30 deri në 07:00, kur mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormon i LH. “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si tek femra edhe tek mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai. Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 08:00 deri në 09:00 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në është orën 07:00 të mëngjesit momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim. “Nuk e di se kush mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani tek të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Momenti më i mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i dhuruar njëri-tjetrit kënaqësi është nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit, pasi në këto 3 orë eksitimi hormonal është në pikën e tij më maksimale.

Konfirmimet vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve, rreth 21% e femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16% pasditen, ndërsa 33 % e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30-minutësh, 20 % preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10% preferojnë më pak se 20 minuta. Ora 06:00-07:30, piku i seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri në 08:30 duke u pakësuar deri në 10:00. Nga ora 12:30 deri në pasditen e vonë të orës 18:00 paraqiten vlera shumë të ulëta për të pësuar edhe më shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.

Marrë nga “Panorama.it”

Next Post

ISIS: Pengu norvegjez dhe ai kinez janë ‘për shitje’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In