• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seksi dhe çmenduria, Gaz Paja dhe Laura Nezha ashtu si nuk i keni parë

by Java News
02/02/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Herë gra me të brendshme, herë burra me të mbathura apo të veshur si gra, apo edhe pa to fare, thjesht me një rrotull letër higjienike në vend të gjethes së fikut… Kiço Londo di si ta tërheqë vëmendjen e publikut, që me posterin e shfaqjes. Gazmend Paja me kravatë e të mbathura, Laura Nezha e Rozi Kostani shumë sensuale, Mehdi Malkaj, me një fustan e Genc Fuga, që i kanë “zënë derën” gjithë këta, njoftojnë se shumë shpejt në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjitet në skenë vepra “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, me regji të Kiço Londos, Ina Morinajt, Ledian Gjeçit.

Vepra mban firmën e Joe Orton, i cili fatkeqësisht pati një jetë shumë të shkurtër, pasi mbeti i vrarë në moshën 34-vjeçare nga i dashuri. Gjatë karrierës së tij të shkurtër ai tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës me komeditë e tij të zeza, “skandaloze”, të cilat s’kishte guxuar t’i shkruante kush më parë shkruan “Panorama”.

E tillë do të jetë edhe vepra që ngjitet në skenë, e cila tenton të thotë ca gjëra në lidhje me seksualitetin dhe shëndetin mendor, lidhjen mes këtyre të dyjave dhe trajtimin mjekësor.

Vënë në skenë për herë të parë më 5 mars 1969, një vit e gjysmë pas vdekjes së autorit, “Çfarë pa kryeshërbëtorja” është një hulumtim komik mbi sjelljen njerëzore dhe manifestimin e tij fizik.

“Kjo parodi e farsës hedh vështrimin mbi autoritetin, në veçanti atë të psikiatërve. Ortoni e ngre çështjen ndaj të gjithë sistemit, duke e turbulluar vijën ndarëse midis mirëqenies mendore dhe çmendurisë, duke vënë në pikëpyetje metodat e kurimit psikik dhe duke minuar autoritetin e psikiatrit.

Titulli “Çfarë pa kryeshërbëtorja” ka lidhje me aktin e marrjes së kënaqësisë nga vëzhgimi në fshehtësi i situatave intime apo erotike të personave të tjerë, duke lajmëruar vendosjen e spektatorëve në pozitën e vëzhguesve të fshehtë erotikë.

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” eksploron gjerësisht seksualitetin dhe identitetin seksual”, shprehen realizuesit e shfaqjes. Sipas bashkëregjisorëve “Bota e veprës është një makth i vërtetë frojdian i çlirimit të shtypjes seksuale.

Ortoni e përdor seksin si armë dhe dëshira e tij është të tronditë dhe të zemërojë publikun. Tronditje, neveri, të qeshura, të gjitha përzihen për të krijuar një pjesë teatrale, e cila, duke sjellë argëtim dhe ndriçim të mendjes, konsiderohet sot si vepër klasike bashkëkohore”. Vepra do të ketë premierën më 11 shkurt në skenën e Teatrit Eksperimental.

ma.me

Next Post
TIRANE/ Unaza e re, një automjet përfshihet nga flakët

TIRANE/ Unaza e re, një automjet përfshihet nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In