Gazetarja e Fiks Fare’, Rudina Demneri ngacmoi një javë më parë në hyrje të Kuvendit deputetët me një pyetje shumë pikante: ‘Kush është më i rëndësishëm për politikanët tanë, seksi apo politika?‘. Disa prej tyre u vunë në siklet, duke u justifikuar me orarin e duke thënë se ishte shumë herët për këtë pyetje.
Përgjigjet e tyre i gjeni më poshtë aty ku do të zbuloni se kush u tregua i prerë e se kush zgjodhi që ta anashkalonte këtë pyetje me vetëm një buzëqeshje.
PËRGJIGJET:
Ulsi Manja: Pyetje për mëngjes
Arbi Agalliu: Përvec seksit dhe politikës apo e anasjellta, të dyja kërkojnë energji, shëndeti vlen më tepër
Milva Ekonomi: Për mua politika.
Bora Muzhaqi: Mirupafshim.
Saimir Korreshi: Të dyja bashkë, më shumë ajo e para.
Niko Peleshi: Të dyja.
Evis Kushi: Gjithmonë politika.
Gazetarja: Si dy meshkuj të bukur që jeni, në këtë përiudhë kush është më i rëndësishëm seksi apo politika?
Arben Ahmetaj: Po të dukemi të bukur ke probleme me estetikën, pse se dimë ne se çfarë jemi?
Gazetarja: Në syrin tim je.
Flutura Açka: Për mua politika, se me seksin i kam nda punët.
Erion Braçe: Që të dyja bashkë, me ekuilibër që të dyja.
Belind Këlliçi: Politika sigurisht, të kryejmë një herë punë me politikën, ta vejmë në vijë e pastaj ka kohë për seksin e të gjitha.
g.kosovari











