Nga Laura Musa
Kush ka mbajtur një kafshë shtëpiake e kupton mirë se çfarë do të thotë sjellja e shqetësuar dhe agresive e një qeni apo mjaullima e trishtuar e një maceje. Kur kafshët i thërret natyra dhe ato janë në afsh, atëherë ato devijojnë nga sjellja normale dhe herë herë edhe mund të bëhen të rrezikshme. Kjo është arsyeja që kafshët shtëpiake duhet të sterilizohen. Në vetvete kjo është një udhë që duket sikur del jashtë natyrës, por nuk ka tjetër dhe është e detyrueshme. Dhe nëse një gjë e tillë thuhet megjithë keqardhjen për kafshët shttëpiake, një gjë e tillë bëhet urgjente dhe emergjente ndaj kafshëve të braktisura, të cilat mund të kthehen në burim rreziku të shtuar për njerëzit.
Pse duhet sterilizimi?
Rëndom në rrugë çdo ditë shohim kafshë të braktisura duke u endur të lirë, të cilat vijnë çdo ditë duke u shtuar. Nese qeni ose macja juaj është shtatzënë duhet patjeter të kemi gjetur një familie për të vegjelit. Ne shumicën e rasteve shpesh tregohemi johumanë duke i lëne dhe duke i braktisur ato. Kjo është një nga arsyet pse është i nevojshëm sterilizimi. Por çfarë është sterilizimi i kafshëve shtëpiake? Cilat janë përfitimet ne shëndet dhe në sjellje të kafshës e cila nuk “lejohet” më të bëjë seks? .
Sterilizimi ështe largimi i mitres dhe vezoreve në femra dhe largimi i testikujve në meshkuj nëpërmjet metodave kirurgjikale. Kafsha humb aftësine per tu riprodhuar duke shmangur mbipopullimin.
Evitimi i shumë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, tumoret mamarë, pyometren (infeksion që mund të cojë në fatalitet jetën e kafshës), tumoret vaginalë janë nga nga arsyet e sterilizimit.
Në kafshët meshkuj, kastrimi eviton tumoret e testikujve, sepse këto te fundit largohen nepermjet operacionit dhe sëmundjet e prostatës.
Periudha më e mirë për sterilizimin apo kastrimin e kafshës është mosha 6 muajsh. Kur kastrimi/sterilizimi ndodh përpara pjekurisë, kafsha nuk shfaq dëshirë seksuale. Dëshira për t’u çiftëzuar tek qentë ndodh 2 herë në vit nëse qeni juaj nuk është sterilizuar, por mund të variojë nga njëri qen tek tjetri. Mesatarisht, cikli zgjat midis 14 dhe 21 ditëve.
Zakonisht pas sterilizimit kafsha shton në peshë, por kjo mund të kontrollohet nëpërmjet një diete ushqimore të rregullt dhe aktivitetit fizik.
Çfarë përfitohet
Ka një listë të gjatë përfitimesh që sjell sterilizimi i kafshës shtëpiake.
Tek qentë:
• Ndihmon në kontrollin e agresivitetit.
• Zvogëlon instiktin për kërkimin e partnerit.
• Zvogëlon urinimin për shënimin e zonave të caktuara në shtëpi.
Tek macet:
• Redukton tendencën për tu larguar nga shtëpia në kërkim të partnerëve.
• Maçokët reduktojnë tendencën për të luftuar me individët e tjerë dhe për rrjedhojë evitimin e abseseve, plagëve dhe infeksioneve.
– Çfarë ndodh pas operacionit ?
Kujdesi pas operacionit përfshin mbajtjen pastër të plagës, monitorimin dhe kujdesin ne menyre qe miku juaj me katër kembë te jete sa me komod. Shumë shpejt kafsha do ta lerë pas “kujtimin” e aktit të saj dhe do të përkushtohet. Dhe ndaj kujt tjetër? Vetëm ndaj jush!










