• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seks me prostitutën me paund falso, si e zbuloi prokuroria grupin e falsifikatorëve e trafikantëve

by Java News
16/10/2022 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim i nisur qysh nga viti 2021, pasi në mesnatën e 8 nëntorit kishte shpërthyer një sasi tritoli në ambjentet e jashtme të një dyqani në rrugën “Thoma Koxhaj” në pronësi të O.I., ka zbuluar disa persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por kryenin një tjetër aktivitet të paligjshëm.

Një mori bisedash të përgjuara me qëllim zbardhjen e këtij rasti, ka çuar grupin e hetimin në identifikimin dhe arrestimin e tre personave nga Poliçani, që kyenin tregtinë e drogës, hashash dhe kokainë.

Ndër të tjera njëri prej tyre Emiljano Hysenbelli, arrinte të falsifikonte paundin britanik, duke e hedhur në treg përmes formave të ndryshme.

Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar janë Pajtim Gjata dhe Marsel Dashi, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Mes shumë bisedave të përgjuara ajo që i ka bërë përshtypje grupit hetimor është një episod bashkëbisedimi mes Emiljano Hysenbelliut dhe një individi tjetër.

Biseda që po ju paraqesim është kryer në 22 shkurt 2022, ku dy personat realizojnë komunikimin me këtë përmbajtje.

Hysenbelli: Ça po bën o vllai, ku je, si je?

+452: Nuk jam në shtëpi.

Hysenbelli: Për sa të vij unë se kam një porosi për ty? Apo t’ia lë një porosi aty?

+452: E di ça bën? Ma lër në një vend dhe tregoi vëllait tënd se nuk e luan kush.

+452: O vlla, nëse nuk doli kush, ke një kamionçinë aty afër te çadra. Fute poshtë gomës se nuk e luan kush.

Policia kriminale e Tiranës e cila po ndiqte këtë hetim ka shkuar në vendin e përshkruar në bisedën e përgjuar nga këta dy persona, duke bërë saktësimin e vendit në terren.

Është konstatuar një qese me hashash dhe mandej hetimi nuk është ndërprerë, por ka vijuar për të mësuar rreth aktivitet të mëtejshëm kriminal.

Në dosjen hetimore thuhet se:

“…ka vijuar të ndiqet procedimi penal paralelisht me informacione të marra në rrugë operative, ku është marr informacion se shtetasi Emiljano Hysenbelliu në periudha të ndryshme kohore në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme siguronte numra telefoni, ku bisedat bëheshin në aplikacion “Whats app” dhe kontakte me femra të ndryshme me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion te të njohurit e tij…”.

Gjithashtu është marrë informacion se ky shtetas ka siguruar një sasi kartmonedhash të falsifikuara (paund britanik) të cilat do t’i hidhte në treg me qëllim përdorimin e tyre.

Ka vijuar marrja e informacioneve në rrugë operative se më datë 1 shtator 2022 rreth orës 00.45 në banesën e shtetasit Emiljano Hysenbelliu e ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë KMY pallatet “Baox” do shkonte shtetasja S.K., e cila ishte kontaktuar nga Emiljano, nëpërmjet rrjetit “Chats app” me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të kundrejt pagesës.

Pasi është konsumuar marrëdhënia seksuale midis tyre, Emiljano Hysenbelli, i ka bërë pagesën S.K. me kartmonedha të dyshuara fallco, paund britanik.

Ky informacion është marrë nga ana e policisë se S.K., ka shkuar më datë 2 shtator 2022 përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë, në një “Exchange”, për të bërë këmbimin e këtyre kartmonedhave.

Pas konstatimit nga punonjësja e “Exchange” se këto monedha nuk ishin të rregullta, nga ana e policisë është shkuar në këtë “Exchange”, ku është bërë kqyrja e marrja e pamjeve filmike të këtij subjekti, duke u bërë sekuestrimi në cilesinë e provës materiale të kartmonedhave 160 paund Britanik, 8 tetë copë prerje 20 copë.

Gjatë marrjes së dëshmisë së S.K., ka treguar se paundët e falsifikuar ja kishte dhënë një shoku i saj, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo në asnjë moment s’ka ditur që kartëmonedhat ishin falso, dhe se për këtë gjë kur ka mësuar të vërtetën është ndjerë e mashtruar./Oranews

Next Post
PROJEKTI/ SHBA planifikon ta kthejë Ukrainën në furnizuesin kryesor të Europës me gaz

PROJEKTI/ SHBA planifikon ta kthejë Ukrainën në furnizuesin kryesor të Europës me gaz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In