• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seks dhe politikë/ 10 skandalet seksuale më të famshëm në histori

by Java News
01/10/2015 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seks dhe politikë/ 10 skandalet seksuale më të famshëm në histori

Cilat janë disa nga skandalet më të njohura seksuale, ku politika dhe seksi kanë qenë në një raport varësie? Nëse ata nuk do të kishin qenë figura shteti, “mëkatet” e tyre do të mbeteshin anonime. Në momentin që bëhet fjalë për njerëz që kanë marrë përsipër një post publik, i cili mbart përgjegjësi politike, edhe flirti më i pafajshëm kthehet në fatalitet duke rrezikuar karrierën. Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadrit normal njerëzor. “Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Twain. Më poshtë po japim 10 skandalet seksuale më të famshme që kanë lënë gjurmë të thella në histori për vetë ndikimin e madh që patën në të.

1- John Profumo dhe Christine Keeler

Skandali “Profumo” është një skandal politik që ka ndodhur në vitin 1963 në Britaninë e Madhe dhe e ka marrë emrin nga Sekretari i Luftës, John Profumo, i cili në atë kohë ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori përmasa të mëdha, pasi Profumo pati një lidhje të shkurtër me vajzën e spektaklit, Christine Keeler dhe më pas gënjeu kur u mor në pyetje. Ai detyrua të jepte dorëheqjen pas këtij skandali, i cili dëmtoi rëndë edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha ishte se në të njëjtën kohë Keeler kishte qenë e përfshirë dhe në një lidhje me Yevgeny Ivanov, një atashe i ambasadës sovjetike në Londër.

 

2- John Major dhe Edwina Currie

Edwina Currie ka qenë deputete në parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partisë Konservatore. Currie është autore e gjashtë librave, duke përfshirë këtu dhe “Ditarët” (1987-‘92), në të cilin u bë publik marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet një figurë publike e konsideruar e sinqertë dhe shumë kokëfortë. Ajo ka një karrierë të rëndësishme si shkrimtare dhe si figurë mediatike. Zbulimi i marrëdhënies katërvjeçare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte në vitin 1984 dhe mbaronte më 1988 shkaktoi shumë bujë. Marrëdhënia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshtë, ndërsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar të qeverisë nën drejtimin e Margaret Thatcer. Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po bëhej jopraktike dhe e rrezikshme, për shkak të prezencës së vazhdueshme të badigardëve. Në atë kohë u raportua se Major ndihej i turpëruar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rrëfyer bashkëshortes së tij privatisht. Disa javë pasi Currie bëri publike këtë lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar atë si “një nga kryeministrat më të paaftë”.

3- Bill Clinton dhe Monika Lewinsky

monica-lewinsky-and-bill-clinton

Skandali “Lewinsky” në vitin 1998 e vuri ish-presidentin amerikan Bill Clinton në qendër të një beteje ligjore për të kërkuar të vërtetën. Mohimi i lidhjes nën betim nga ana e Clinton e përkeqësoi më shumë problemin duke krijuar kështu përveç turpërimit dhe një problem ligjor, çka shkaktoi vënien e tij para gjyqit. Lajmi i marrëdhënies jashtëmartesore të ish-presidentit u përhap në të gjithë shtypin duke dhënë detaje të marrëdhënieve seksuale me vajzën 22-vjeçare.

4- John F.Kennedy dhe Marilyn Monroe

Marilyn Monroe and John F Kennedy

Kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura me skandale seksuale ku protagonist ishte vetë presidenti. Me një inat që po kthehej në sëmundje patologjike për të, Hoover kishte përgjuar çdo “fole dashurie” të Kennedy-t dhe kishte regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek e famshmja Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.

5- David Mellor dhe Antonia de Sancha

David Mellor, 1992 – deputeti britanik jep dorëheqjen pas zbulimit të marrëdhënies jashtëmartesore me një aktore. David John Mellor është një politikan dhe avokat britanik i partisë konservatore. Në vitin 1992, atëherë ministër i Trashëgimisë në kabinetin e John Major, u përfshi në një skandal me aktoren Antonia de Sancha. Aktorja e shiti historinë me politikanin për 30 mijë sterlina. Bisedat e tyre ishin regjistruar pa dijeninë e tij, por më pas ky akt nuk rezultoi i paligjshëm. Mellor arriti të mbeste në detyrë pas këtij skandali, por tabloidët filluan të merren gjerësisht me të duke publikuar dhe një histori se si ai kishte kaluar pushime falas në gushtin e vitit 2000 si i ftuar i vajzës së një zyrtari të Organizatës Palestineze të Çlirimit. Pas tre javësh Mellor mori njoftimin se ai ishte kthyer në turp të qeverisë John Major, me anë të një telefonate. Mellor dha dorëheqjen më 24 shtator 1992. Më vonë Mellor deklaroi se ai ishte vënë në qendër të kësaj stuhie mediatike me synimin për ta larguar nga detyra, por redaktorët e tabloideve e mohuan menjëherë një gjë të tillë. Bill Hagerty, redaktor i “People” u shpreh në atë kohë: “Kjo është hera e parë që David Mellor ka bërë atë që duhej”.

 

6- Cecil Parkinson dhe Sara Keays

Cecil Parkinson, 1983 – ministri dhe deputeti britanik dha dorëheqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte lënë sekretaren e tij shtatzënë duke i premtuar se do martohej me të. Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet në vitin 1970. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1979 ai u bë zv/ministër i Tregtisë. Karriera e tij politike do të tronditej rëndë në tetor të vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Keays e bëri publik një fakt të tillë pas një debati në lidhje me pagesën për mbajtjen e fëmijës. Në vitin 1993 Parkinson arriti të fitonte një vendim gjyqësor sipas të cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzës së tij. Ky urdhër do të skadonte në vitin 2001, kur Flora, vajza arriti në moshë madhore. Kur ajo u bë 18 vjeçe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson s’e kishte takuar asnjëherë vajzën e tij.

7- Moshe Katsav dhe ngacmimet seksuale

Moshe Katsav, ish-presidenti izraelit, në dhjetor të vitit 2011, nisi vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj disa vajzave të stafit të tij. Katsav, 66-vjeçar, u dënua për përdhunimin e një ish-punonjëseje femër kur ai ishte ministër dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera kur ai ishte president në vitet 2000-2007. Numri i denoncimeve u shtuan frikshëm kur ish-punonjësja bëri ankesën e parë. Nisma më pas bëri që vajzat e tjera të ngrinin zërin për të thënë ankesën e tyre publikisht. Dënimi i Moshe u vendos të kryhej në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit duke “izoluar” dëshirën e tij për një farë kohe. Ish-presidenti në atë kohë mohoi akuzat e bëra, madje duke protestuar për pafajësi, por trupi gjykues nuk mori parasysh këtë kërkesë. Vetë Moshe, ditën kur u dha vendimi i gjykatës, tha se me këtë akt gjyqësor, Izraeli varrosi një njeri të gjallë duke bërë një padrejtësi të madhe.

 

8- Silvio Berlusconi dhe Ruby

Ruby-and-Berlusconi’s-Affair-Moroccan-Minister-Unveils-New-Facts

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Sot ende gjyqet ndaj tij nuk kanë marrë fund.

9- Jeremy Thorpe dhe Norman Scott

Thorpe në vitin 1967, si 38-vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.

 

10- Eliot Spitzer

Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer u bë i njohur për publikun botëror më 2008-ën, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqje.

Next Post

Dritan Prifti e futi në punë si drejtoreshë, prandaj edhe bëri seks me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In