• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekreti i “përmbysjes” në Fier dhe Elbasan

by Mero Baze
14/05/2025 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

U bëra kurioz të shihja çfarë e shkaktoi tërmetin elektoral në Fier dhe Elbasan. Nga një vështrim i shpejtë i votave për Partinë Socialiste deri në këtë moment (pa votat e Greqisë), rezulton se në Fier Partia Socialiste ka marrë 97 mijë vota, nga 91.500 që kishte marrë në vitin 2021, ndërsa në Elbasan ka marrë rreth 80 mijë vota nga 76 mijë që kishte marrë në 2021.

Në shifra, rezultati për socialistët është rritur shumë pak. Me një rritje afërsisht 6.500 vota në Fier, socialistët kanë shtuar tre mandate; ndërsa me një rritje rreth 4 mijë vota në Elbasan, ata kanë shtuar dy mandate.

Ky është efekti i formulës së ligjit elektoral për partinë e parë, kur ka përballë shumë faktorë elektoralë që nuk arrijnë të realizojnë mandat. Por më kryesorja në këtë trend është shkatërrimi i Partisë Demokratike dhe berishizmi.

Për të gjithë ata që thonë se Partia Socialiste ka blerë vota, shifrat janë kokëforta. Socialistët kanë ngritur një mur që mbron 800 mijë votat e tyre dhe rrinë sipër bedenave. Kaq bëjnë. Nuk kanë punë me votat e të tjerëve. Derisa ata janë të bashkuar dhe patronazhojnë votat e tyre, kushdo përballë duhet t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Këtë ka bërë Belinda Balluku.

Opozita përballë socialistëve jo vetëm që nuk arriti të bashkohej, por edhe partitë e reja nuk arritën të bëhen bashkë me njëra-tjetrën, pasi në fakt nuk përfaqësojnë të gjitha ndonjë gjë të re.

E gjithë kjo krijon mungesën e një fryme fitoreje në opozitë dhe një mungesë shprese për të thyer bedenat e socialistëve.

Nëse e sheh me kujdes, vota e Partisë Socialiste në Fier dhe në Elbasan është votë menaxheriale. Ata kanë ruajtur votat e tyre dhe kanë thyer vende-vende ndonjë bastion të PD-së për të shkaktuar më shumë pesimizëm sesa për të marrë vota.

Pra nuk kemi ndonjë frymë të re politike nga PS dhe as ndonjë prurje të re votash në adresë të saj. Kemi thjesht një betejë për të ruajtur kështjellën e tyre. Pjesa tjetër ka qenë gallatë mes Zeqines dhe Gazit, por jo politikë.

Fierin në vitin 2017, Partia Socialiste e ka pasur me 103 mijë vota, dhe ka marrë 10 mandate, sepse opozita ka qenë më kompakte dhe ka mundur të realizojë më shumë mandate,kurse sot e ka me më pak vota, pra me 97 mijë, dhe ka marrë 12 mandate.

Elbasani po ashtu. Madje në Elbasan fushata këtë radhë ka qenë thellësisht politike dhe pa asnjë gjysmë fjale për faktorë të tjerë jashtë Partisë Socialiste. Vetëm Gjergj Luca ka kontribuar me disa video.

Mazniku nuk është ndonjë njeri i pushtetshëm që të ketë, fjala vjen, në dispozicion fuqinë menaxheriale të Ballukut, pasi ka një ministri me katër vet, dhe përsëri ia ka dalë që duke shtuar 4 mijë vota të shtojë dy mandate, pasi ka menaxhuar shkatërrimin e PD-së në zone prej Sali Berishës.

Dhe për ta kuoptuar më qartë se çfarë ka ndodhur në gjithë epokën e qeverisjes socialiste, mjafton të kujtojmë se ata sot kanë fituar të vetëm, 83 mandate, aq sa fituan bashkë me LSI në 2013, ndërkohë që tani LSI është me PD dhe kanë bashkë 50 mandate.
Është shumë e thjeshtë: është zhdukur nga skena politike LSI dhe Berisha ka bërë aleancë me një parti fantazëm që e mashtroi dhe i mori katër mandate. Votat e LSI-së dhe votat e dëshpëruara të PD-së janë shpërndarë tek partitë e reja të cilat, duke mos qenë bashkë, e kanë bërë PS të duket më e fortë, më e madhe dhe më e pushtetshme. Në fakt, ajo është ajo që ka qenë – thjesht ka mbrojtur votat e saj dhe ka përcjellë siguri tek shqiptarët për qeverisjen e mëtejshme, përballë një opozite të fragmentuar, klienteliste, dhe në disa raste qesharake.

Që të mundet Partia Socialiste përballë tyre, duhet një lider, një koalicion, një ide – të gjitha të dezinfektuara nga berishizmi. Kur ta kenë atë, do të kenë edhe fitoren. Mirë është në dorë të Zotit të lënë vetëm Berishën, jo opozitën.

Next Post
PD “fut ujë” edhe në listën e mbyllur, kush janë dy deputetët e sigurt që rrezikojnë të mos marrin mandatin

Vendimi i KAS për votën e Greqisë, Partia Demokratike e çon në Kolegjin Zgjedhor

Comments 2

  1. L.Xh says:
    8 months ago

    Sa të jetë Berisha në krye të PD, partia socialiste dhe Rama, sikur edhe gjela pularie të nxjerrë për kandidatë për deputetë, do ti fitojë zgjedhjet.

    Reply
  2. Ρrushi says:
    8 months ago

    Analizë perfekte.
    Urime Mero

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com