• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekretet e NATO-s në duart e Rusisë? Alarm në Perëndim, ish shefi i zbulimit gjerman…

by Java News
23/08/2018 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjensive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.

Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmërisë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një bastisje policore në selinë e agjensisë austriake të inteligjencës u sekuestruan disa dosje sekrete. Bastisja nxiti dyshimet se qeveria e ekstremit të djathtë të Austrisë e kishte urdhëruar bastisjen për arsye politike.

“Natyrisht, ka një kujdes të jashtëzakonshëm kur shkëmbejmë informacione”, tha për gazetën gjermane Bild, August Hanning, ish-kreu i shërbimit të zbulimit të huaj të Gjermanisë, BND. “Fshehtësia duhet të ruhet. Kjo është, sigurisht, tepër e vështirë kur ke një situatë të tillë në Austri, “shtoi ai.

Zyrtarë të lartë në Partinë e Lirisë, që është në një qeveri koalicioni me Partinë Konservatore Popullore Austriake, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore mbi Rusinë, të vendosura për aneksimin nga Rusia të Krimesë ukrainase në 2014. Austria shmangi dëbimet e koordinuara perëndimore të diplomatëve rusës pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, e cila ka fajësuar Kremlinin për incidentin.

Afërsia në rritje midis Partisë së Lirisë dhe Kremlinit u theksua javën e kaluar kur kreu rus Vladimir Putin ishte mysafir nderi në dasmën e ministres së jashtme të Austrisë Karin Kneissl, mbajtur në një vreshtë në kodrat piktoreske të Austrisë jugore. Pjesëmarrja e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj zonjës Kneissl për të cilën tha se u përul përpara presidentit rus.

“Kneissl në gjunjë para Putinit, ky është një turp,” shkruante e përditshmja austriake Der Standard, duke shtuar: “Ministrja e jashtme ka humbur të gjithë kredibilitetin nga mënyra se si e trajtuar Putinin”.

Gazeta Washington Post raportonte javën e kaluar, një ditë para dasmës së zonjës Kneissl, se disa agjenci të inteligjencës perëndimore kishin ndalur shkëmbimin e informacioneve sensitive me homologët e tyre austriakë, duke ngritur alarmin se sekretet mund t’i jepeshin Moskës. Oficerët e policisë gjatë kontrollit të muajit shkurtit morën dokumentet e klasifikuara të paketuara në arka dhe në qese plastike.

Austria nuk është vendi i vetëm i NATO-s që po shkakton alarm në perëndim, në një atmosferë të rritjes së partive populiste, miqësore ndaj Kremlinit në të gjithë Evropën. Në muajin mars, VOA njoftoi se agjencitë amerikane të sigurisë po vlerësonin se çfarë dokumentesh zbulimi mund të ndaheshin me homologët italianë pas formimit në Romë të një qeverie koalicioni mes Legës së djathtë dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve (M5S). Ashtu si Partia e Lirisë, Lega e Italisë ka një pakt formal bashkëpunimi me Partinë Rusia e Bashkuar.

M5S dhe Lega kundërshtojnë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke thënë se sanksionet kanë dëmtuar Italinë po aq sa Rusia. Marrëdhëniet midis agjencive amerikane dhe italiane të inteligjencës nuk janë aq të ngushta sa janë me disa vende të tjera perëndimore dhe të NATO-s.

VOA

ma.me

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Historia tragjike e pushkatimit të poetit Trifon Xhagjika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com