• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjurmët e gishtave/ Sekretarja e zv ministrit, Ilir Marko vendosi “çimkën” në zyrën e Tahirit

by Aalison Pearse Stevens
06/06/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Republikes eshte nen akuze per shkaterrimin e hetimit lidhur me nje paisje pergjuese, te gjetur ne paradhomen e zyres se ministrit te Brendeshem Saimir Tahiri. Policia e Shtetit referoi dy jave me pare ne prokurorine e Tiranes aktet, lidhur me nje krim te dyshuar, te konsumuar ne ministrine e Brendshme, ne nje prej ambjenteve para zyres se ministrit.

Menjehere pas ketij veprimi ligjor, prokuroria e Tiranes, i vetmi institucion ne dijeni te ketij akti, filtroi kete informacion tek nje adrese e preferuar, Salih Berisha. I njohur per padurimin e tij, Salih Berisha e publikoi menjehere. Prej asaj dite, Salih Berisha ka shfrenuar fantazine e tij, e cila, se fundi ka si produkt nje shantazh te qarte e te zgjatur kunder qeverise se kryeministrit Rama.

Ai po flet per pergjime video, madje video me skena te forta erotike dhe dje, kaloi ne ofensive me shpifjet e tij te zakonshme duke shtuar se gjithcka e pergjuar nga “cimka” eshte fshire nga ana e ministrit. Te ishte kaq, natyrisht qe tani do te ishte harruar.

Por prokuroria,  ka mbajtur nje linje te forte komunikimi me nje nga mediat dukshem ngjitur me Salih Berishen, ABC NEWS. Prokuroia, ne vend qe te hetonte, ka ndare me kete media gjysem te verteta, gjithnje ne funksion te shkaterrimit te hetimit dhe jo vetem.

Prokuroria, ka informuar ne vijimesi ABC duke e vendosur ngjarjen ne zyren e ministrit te Brendeshem, kur kjo gje nuk ka ndodhur. Ashtu sic ne vijimesi, ne menyre te qellimte nga nje “cimke” eshte sajuar nje “paisje pergjimi”, gje teresisht e pavertete; behet fjale per nje transmetues audio. Se fundi, po nga prokuroria ju referua medias se e dyshuara per vendosjen e “cimkes” eshte sekretarja e ministrit, edhe kjo teresisht e pavertete.

Prokuroia e ka shume te qarte cfare ka ndodhur, por eshte perfshire qellimisht ne mashtrime nen ze, referuar tek ABC, e cila as qe ka tentuar te verifikoje me tutje por ka perhapur genjeshtra. Skandal.al ka mesuar po ne prokurori, aty ku jane administruar prova te qarta se, ngjarja eshte krejt ndryshe por e verifikuar.

Jave me pare, sekretarja e zevendesministrit te Brendeshem Ilir Marko, i porsaemeruar ne detyre ne vend te ish zevendesministrit te larguar Ilir Mustafaraj, ka kerkuar ne paradhomen e ministrit dhe ka marre ne zyren e saj, makinen grirese te letrave, me arsyen e shprehur-grirjen e letrave te lena ne zyre nga ish zevendesministri.

Sekretarja e zevendesministrit Marko e ka kthyer paisjen dy dite me pas, duke e vendosur vete ne vendin ku e mori. “Cimka” u gjet tamam e vendosur ne makinen grirese te letrave, menjehere pas dorezimit. Kjo makine bashke me “cimken”, i eshte dorezuar prokurorise te angazhuar ne hetimin e ketij akti dhe, prokuroria ka gjetur ne te gjurmet e gishtave te sekretares se zevendesministrit Marko.

Ky fakt nuk i eshte dhene mediave, nderkohe qe media me te cilen prokuroria ka komunikuar jo vetem qe ka perhapur te paverteta, por edhe ka bere zhvillimin e saj te qellimte dhe te rreme rreth kesaj ngjarje. Kaq ka mjaftuar qe nje hetim i thjeshte ligjor, te zevendesohet nga nje angazhim i madh politik.

Ne fillim e vazhdim Salih Berisha dhe shpifjet e tij te njohura; sot u shtua dhe Petrit Vasili-nenkryetari i gjithgjendur i LSI, i cili perdoret zakonisht per te shkaterruar edhe me shume te vertetat. Nenkryetari i LSI u duk ngushte, si nen akuze sot, kur kish thirrur gazetaret per tjeter ceshtje dhe, fare rastesisht kishte nje pergjigje te strukturuar edhe per “cimken”. Ai kerkoi hetim nderkombetar, duke ditur fare mire qe ceshtja eshte aq e thjeshte e aq e provuar sa cilido nderkombetar do te refuzonte te merrej me kete.

Dite me pare, po zyrtare te LSI, ndoqen pas Salih Berishen kur zhurmuan fort per nje paisje pergjimi qe sipas tyre e zoteronte ministria e Brendeshme, tamam per te fshehur zbulimin flagrant te “cimkes” ne zyren e ministrit te Brendeshem. Paisja e pergjimit e deklaruar ne perdorim te ministrise se Brendeshme, ne fakt, nuk ishte paisje pergjimi dhe, mbi te gjitha, ishte ne pronesi dhe perdorim te italianeve te Interforces, me nje mision nen marreveshje te vjeter ne Shqiperi.

Akuza u rrezua me vendosmeri nga italianet, nderkohe qe prokuroria tani po shkaterron me dashje hetimin per “cimken” e vertete ne paradhomen e zyres se ministrit Tahiri. Mesa duket, i dyshuari kryesor per kete “cimke”, zevendesministri i porsaemeruar Ilir Marko, shqeteson pa fund prokurorine ne nje lidhje te qarte politike.

Ilir Marko eshte gjetur ne deryre ne ministrine e Brendeshme kur qeveria e re hyri ne zyra. Ai njihej ne ministri si “zari” i Flamur Nokes-ish ministri i fundit qe la detyren dhe zyren pas zgjedhjeve. Skandal.al ka mesuar se, Ilir Marko eshte mbajtur ne detyre me nderhyrjen e nje deputeti socialist, i njohur me te nuk dihet se ku e ne cilat rethana, madje ai u ngrit ne detyre duke u emeruar drejtori i drejtorise se Inspektimit.

Vetem pas largimit nga detyra te zevendesministrit Mustafaraj, Ilir Marko nen te njejtin lobim, por kete here ne partnerin kryesor te koalicionit qeverises qe sipas marreveshjes ka te drejten e propozimit per ate detyre, LSI, arriti te behet zevendesminister ne ministrine e Puneve te Brendeshme. Kjo qe po hetohet, eshte puna e pare nen kete mandat te ri ku ai eshte i dyshuari kryesor.

SkaNdal.al

ma.me

Next Post

Historianët e Deçanit- Kushtetueses: Hiqni nënshkrimet për Manastirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com