• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sekretari John Kerry, vizitë në Kosovë për situatën politike, ISIS dhe raportin me Serbinë

by A R
30/11/2015 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një artikull të Reuters, shkruhet se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry do të jetë Kosova, ku do të nënvizohet mungesa e progresit në këtë vend, pas 16 viteve, kohë kur SHBA ndërhyri në Serbi për të çliruar nga Millosheviçi vendin.

Në artikullin e Reuters shkruhet sesi Kosova po përballet me një krizë politike rreth marëveshjeve me Serbinë, si dhe për frustrimin social për shkak të mungesës së progresit në demokraci, luftën korrupsionit etj.

Po ashtu, theksohet se Kosova me shumicë myslimane mbetet pro­amerikane, por ka brenga në Perëndim për shkak të radikalizmit në mesin e rinisë të papunë kosovare.

Reuters shkruan se së paku 200 të rinj i janë bashkuar ISIS-­it. Kjo agjenci ka cituar një zyrtar të lartë amerikan, i cili thekson se Kerry do të udhëtojë në Kosovë për të mbështetur ndërtimin e shtetit demokratik, forcimin e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Po ashtu Reuters raporton për krizën, demonstratat dhe hedhjen e gazit nga deputetët e opozitës. Zyrtari amerikan ka thënë se ai do merret me çështjen e kosovareve që po i bashkohen ISIS­it para se të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në takimin e OSBE­së ku po ashtu do të bisedohet për çështjen e Sirisë dhe ekstremizmin islamik.

Por, sipas Reuters, fakti që Kerry vetëm tani po vjen në Ballkan edhe pse si sekretar i shtetit i ka bërë 1 milion milje udhëtime, është tregues se gjendja në rajon është më e mirë edhe pse këtu dikur ka pasur luftëra.

Analistët ndërkaq theksojnë se në rajon ka pakënaqësi, veçmas në Kosovë. Shumë kosovarë janë duke u frustruar për shkak të progresit të ngadaltë drejt integrimeve evropiane, lirisë e lëvizjes, mungesës së punës dhe prosperitetit.

“E keni këtë frustrimin në rritje në Kosovë, pasi po bëhet e qartë se premtimet dhe shpresat të shoqëruara me pavarësinë, nuk po përmbushen” ka thënë Gerald Knaus udhëheqës i ESI­it.

Ndërkaq, Reuters ka cituar Ardian Arifajn, këshilltarin e Hashim Thaçit i cili duke komentuar vizitën e Kerryt ka thënë se ai do ta shtyjë politikën kosovare që ta vazhdojë punën dhe se “ne jemi në rrugën e duhur”.

Ndërkohë, Reuters ka shkruar edhe për respektin që ka SHBA­ja në Kosovë.

“Nëse amerikanët nuk do të na ndihmonin neve më 1999, unë sot do të isha në varr …ose në ndonjë vend të huaj”, ka thënë Ymer Sylejmani, 64 vjeçar, me profesion mësimdhënës. “Por tani nganjëherë ata janë duke bërë gabime duke i mbështetur disa hajdut­politikanët tanë”, ka thënë ai.

Next Post

Putin: Avioni rus u rrëzua sepse cënonte tregtinë e naftës mes Turqisë e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In