• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Shqipëria po luan rol të rëndësishëm në Aleancë

by Java News
06/07/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca ushtarake Euro-Atlantike e NATO-s vendosi korrikun e vitit të shkuar në Samitin e Varshavës një rritje të prezencës së trupave të Alaeancës në vendet e Balltikut.

Sot, më pak se një vit më vonë NATO ka dislokuar katër grup-batalione shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që drejtohen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA. Pjesmarrëse në këtë operacion janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë të cilat ofrojnë kapacitetin EOD (Explosive Ordnance Disposal), për grup-batalionin e dislokuar në Letoni, i cili është dhe konsiderohet një kapacitet shumë i rëndësishëm mbështetës. EOD është struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme, të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë edhe shtetet si Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës që zhvilloi në datat 19-20 qershor në bazën ushtarake Adazi në Letoni dhe Stasenai në Lituani dha një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e cila ndoqi nga afër paradën ushtarake në Letoni dhe stërvitjën ushtarake “Iron Wolf 2017” në Lituani.

Stoltenberg foli për rolin e trupave shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe rolin e Shqipërisë në Aleancë. Gjithashtu Stoltenberg u shpreh edhe për kërcënimet që mund të vijnë nga Rusia ose nga vende të tjera, për rajonin e Ballkanit.

Intervista 

Si e vlerësoni rolin e trupave ushtarake shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe rolin e Shqipërisë në Aleancën e NATO-s?

Ne e vlerësojme shumë kontributin e Shqipërisë. Unë i pashë trupat shqiptare dje në Letoni dhe i takova përsëri këtu (Lituani). Shqipëria po luan me të vërtetë një rol të rëndësishëm në Aleancë. Dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për kontributin në mënyra të ndryshme në NATO. Rritja e pranisë së NATO-s në Evropë është në përgjigje të një Rusia që vepron e sigurtë dhe veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë. Natyrisht, është e rëndësishme për të gjithë aleatët tanë, përfshi Shqipërinë, që çdo veprim kundër nesh, do të shkaktonte një përgjigje nga e gjithë Aleanca.

A parashikoni ndonjë kërcënim nga Rusia apo ndonjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit?

Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të shpejtë. Por, ne shohim një Rusi të sigurtë që ka qenë aktive në Ballkanin Pendimor. Prandaj, ne gëzohemi që ishim në gjendje të mirëpresim Malin e Zi si anëtarin e 29-të NATO-s. Gjithashtu, mirëpresim që si Shqipëria edhe vende të tjera të Ballkanit Perendimor të jenë anëtare të Aleances. Duhet të jemi vigjilente dhe duhet të jemi shume më të vetëdijshëm, përfshi shërbimet tona të inteligjencës, që duhet të vëzhgojnë nga afër sesi Rusia është gjithashtu e pranishme ne Ballkanin Perendimor./atsh

a.ç

Next Post
Përmbarimi tenton të shembë Cirkun e Tiranës, drejt zhdukjes një histori 65 vjeçare

Përmbarimi tenton të shembë Cirkun e Tiranës, drejt zhdukjes një histori 65 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In