Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë prezent ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se në këtë vizitë ai do të shkojë në selinë e KFOR-in ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do të takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiç.
g.kosovari